Dashuria dhe obsesion janë të ndryshme, ja si mund t’i dalloni mes vete

Life style

Dashuria dhe obsesion janë të ndryshme, ja si mund t’i dalloni mes vete

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Obsesioni është i pashëndetshëm për mendjen tuaj, prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin në mënyrë që të mos e lejoni vetën të mendoni se është dashuri.

Dashuria po që është e bukur, kur më në fund keni gjetur dikë që iu bënë të ndjeheni të lumtur, që iu dhunon dashuri dhe mund të ndani gjithçka me ta

Zakonisht, në një lidhje, ju ose do të keni ndjenja për partnerin ose jo. Nëse nuk funksionon, zakonisht ka të bëjë me faktin se nuk ka shkëndijë mes jush. Nëse funksionon atëherë ka mundësi të bëhet një lidhje e shëndetshme.

Por është e rëndësishme të dini se ndjenjat tuaja mund të jenë dashuri ose obsesion. Kur takoni dikë dhe keni pritshmëri se ata do të bëhen dikush që pa ta nuk mund të jetoni. Mirëpo kjo nuk është çfarë duhet të kërkoni.

Nëse dikush iu bombardon me dashuri, duke iu dhënë afeksion dhe dhurata gjithë kohën që në fillim të lidhjes, kjo është shenjë e manipulimit, sepse ai person do të iu bëjë të mendoni se iu duan dhe më pas do të ndryshojnë pasi ju të lidheni me ta.

Nuk është mirë që të mos i lini hapësirë partnerit në fazat e para. Kjo është shenjë e obsesionit. Sipas psikologëve, pasioni obsesiv është më i rrezikshëm për lidhjen sesa mungesa e plotë e pasionit.

Nëse dikush iu do, do të iu besoj dhe do iu jap hapësirë, shkruan lajmi.net. Ndërsa personat që janë të obsesionuar do të kenë problem të iu lënë vetëm sepse janë posesiv dhe xheloz.

Ata nuk do të pëlqejnë idenë që iu të avanconi si person dhe të jeni të pavarur, sepse do të mendojnë se do të takoni dikë më të mirë.

Një mënyrë që të dalloni se a jeni ju apo partneri juaj të dashuruar apo obsesiv është që të shikoni se në çfarë pike kohore qëndron lidhja me ta, a po përshtatet apo jo.

Në fillim të çdo lidhje ju do të jeni të entuziazmuar, por nëse muaj kalojë dhe ju jeni akoma të shpërqendruar nga puna, injoroni miqtë, familjen dhe hobit tuaj për partnerin, nuk është shenjë e një lidhje të shëndetshme.

Nëse ju filloni të keni shumë prioritet për partnerin në krahasim me gjithçka që iu ka bërë të lumtur më parë, është shenjë që diçka nuk është në rregull. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat