Tri gjërat që nuk duhet t’i vendosni nëse keni lëkurë të yndyrshme

Life style

Tri gjërat që nuk duhet t’i vendosni nëse keni lëkurë të yndyrshme

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Kur lëkura është e yndyrshme, ju e dini se çfarë ndodh: Ajo priret të shkëlqejë herë pas herë. Një lëkurë me yndyrë do të thotë që gjëndrat vajore janë tepër aktive. Për fat të mirë, gjëndrat vajore mund të mbahen nën kontroll përmes përbërësve që funksionojnë më së miri për lëkurat e yndyrshme.

Derivatet e retinolit dhe vitaminës A ndihmojnë në tkurrjen e poreve, zbutjen e lëkurës në përgjithësi dhe zvogëlimin e prodhimit të vajit. Lëkurat e yndyrshme kanë nevojë për hidratues të lehtë, si xhel ose locion, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i poreve ose shfaqja e akneve. Nga ana tjetër, duhet patur kujdes me përzgjedhjen e përbërësve të ndryshëm, tre prej të cilëve duhet t’i shmangni me patjetër:

1 – Pastrues shkumë

Pastruesit në formë shkume janë efektivë, por dermatologët këshillojnë që t’i shmangni në rast se lëkura juaj ka tendencën të jetë e yndyrshme. Larësit shkumë mund ta bëjnë lëkurën të jetë e pastër, por mund ta “zhveshin” atë. Një gjë e tillë do të prodhojë më shumë vaj. Dermatologët këshillojnë pastrues me bazë kremi ose xheli.

1 / 1

2 – Produkte të ashpra për të larguar qelizat e vdekura

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, duhet të shmangni produket e ashpra, sepse kanë një efekt të kundërt: do të prodhohet më shumë vaj. Për të larguar qelizat e vdekura, kërkoni për acide të buta me bazë frutash.

3 – Produktet që krijojnë një shtresë në lëkurë

Këtu futen të gjitha produktet që kanë tendencën të krijojnë një shtresë kur vendosen në lëkurë, të tilla si produktet e yndyrshme, si vazelinë, apo vajrat si ai i kokosit. Pomadat me yndyrë janë produkte të rrezikshme për lëkurën me vaj sepse bllokojnë poret dhe shkaktojnë akne. Sa herë lexoni “butter” në listat e përbërëse, qëndrojuni larg këtyre produkteve, anabelmagazine. Nëse përdorni zbutës të trashë ose produkte me gjalpë shea ose kakao, do të vini re pore të bllokuara dhe me gjasë, akne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat