Nuk do pendoheni, provoni këto 8 mënyra për të kursyer para

Life style

Nuk do pendoheni, provoni këto 8 mënyra për të kursyer para

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një nga misionet më të vështira ditët e sotme është të kursesh. Ka një milion arsye me të cilat justifikojmë pamundësinë tonë për të kursyer, por ne sot do ju zbulojmë 8 mënyra për të arritur të kurseni vërtetë.

Mund të duket e pabesueshme, por mund ta bëni vërtetë dhe do e shikoni rezultatin menjëherë…

Matini shpenzimet me orë pune. Përshembull, nëse doni të blini 200 mijë lekë (të vjetra) këpucë, llogarisni paraprakisht, sa orë punë ju duhet të bëni për t’i blerë, në këtë mënyrë do e kuptoni a ja vlen apo jo t’i shpenzoni paratë.

Bëni një lojë me familjen ose shoqërinë. Caktoni një ditë në javë, gjatë së cilës askush nuk mund të shpenzojë asnjë qindarkë. Kush harxhon, humbet. Pas një muaji bëni llogarit sa keni shpenzuar për 4 ditë pa asnjë harxhim.

Kursimin bëjeni objektiv të vitit sepse është më e lehtë të kursesh në këtë formë.  Çdo muaj ruaj 20 mijë lek të vjetra dhe numëroni në fund të vitit sa do ju bëhen. Me siguri do keni një shumë të mirë për pak ditë pushimi.

Bëni një listë dhuratash për njerëzit e dashur dhe blijini në ditë uljesh. Do kurseni shumë para.

Kur shkoni në market blini vetëm gjërat e domosdoshme. Hiqni nga lista çokollatat, patatinat apo gjërat e tjera të këtij lloji. Nuk e keni idenë sa shumë shpenzoni vetëm me të tilla blerje.

Mos i krahasoni gjërat që blini me çmimin që kanë. Ndonjëherë e shtyni veten të shkoni drejt blerjeve të shtrenjta edhe zhgënjyese. Shikoni cilësinë pëpara çmimit.

Ka një mënyrë shumë efektive për të ndalur veten që të mos blesh në impulsivitet. Jepi kohë vetes për të menduar 24 orë dhe bëji disa pyetje. Duke nisur nga: A ja vlen?

Bëj një bashkëpunim me bankën për ta lejuar të tërheqë nga llogaria pak para si kursim çdo muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat