Thyhet miti: Pesë arsyet kryesore pse gratë tradhtojnë, dhe pse burrat – dhe kur saktësisht fillon “tradhtia”!

Life style

Thyhet miti: Pesë arsyet kryesore pse gratë tradhtojnë, dhe pse burrat – dhe kur saktësisht fillon “tradhtia”!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:17
Foto Ilustrim

Janë zbuluar pesë arsye kryesore përse femrat tradhtojnë, si edhe fakti që femrat “fillojnë të bredhin” afërisht pas vitit të tretë të martesës

Veç kësaj, janë analizuar edhe motivet e meshkujve për të tradhtuar, ndërsa në nivelin më të lartë edhe te njëra palë edhe te tjetra është monotonia në marrëdhënie

Shumica e meshkujve të cilët ajo i kontaktoi kanë qenë besnikë, mirëpo ka pasur edhe të tillë të cilët nuk janë edhe aq besnikë.

Është interesante që arsyet përse meshkujt tradhtojnë kanë qenë shumë të ndryshme, ndërkaq meshkujt mungesën e seksit e kanë emëruar si arsye kryesore për tradhtinë e partneres së përhershme, derisa femrat këtë gjë nuk e kanë theksuar në pesë top-arsyet e tyre.

Studimi ka thyer një mit të popullarizuar – që meshkujt e kanë të vështirë të qëndrojnë besnikë.

Në të vërtetë, ata me tradhtitë zakonisht “fillojnë” pas tre vjetësh dhe dhjetë muaj martese, përkatësisht më vonë se femrat.

Pesë-top arsyet përse femrat tradhtojnë:

– Monotonia
– Më ka munguar tema për bisedë me partnerin
– Jemi larguar për shkak të kalimit të tepërt të kohës bashkë për shkak të karantinës
– Lidhja me ish-partnerin nëpërmjet rrjeteve shoqërore
– “Kam ndryshuar në martesë”
– Ka ndodhur për shkak të dehjes me alkool

Pesë-top arsyet përse meshkujt tradhtojnë:

– Kam nevojë për më shumë seks
– Monotonia
– Jam shumë i ri për vetëm një partnere
– Kam njohur dikë tjetër
– Miku im ka tradhtuar, andaj jam ndier sikur diçka po më ikën

“Ndonjëherë tradhtitë i kemi quajtur “kruarje shtatëvjeçare”, sepse zakonisht do të kishin ndodhur në vitin e shtatë të krizës së martesës, mirëpo ajo tash është përgjysmuar.

Duket që edhe këto mbyllje në shtëpi kanë rezultuar me marrëdhënie të këqija ndër partnerët dhe largimin reciprok. Coronavirusi ka shpejtuar këtë trend”, thotë ekspertja për seks dhe marrëdhënie Jessica Leoni

Është interesant fakti se, megjithëse tradhtojnë, shumica që e bëjnë këtë qëndrojnë me partnerët e tyre, duke përmendur si arsyen kryesore të qëndrimit financat e dobëta dhe faktin që nuk kanë mundësi të jetojnë të pavarur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat