E keni vendin e punës të fituar nëse e dërgoni CV-në tuaj në këtë orë dhe ditë të javës

Life style

E keni vendin e punës të fituar nëse e dërgoni CV-në tuaj në këtë orë dhe ditë të javës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:12
Foto Ilustrim

Duhet të mendoni për shumë gjëra kur aplikoni për një punë të re. A i zotëroni aftësitë e duhura? A është lëvizja e duhur në karrierën tuaj? A duhet të synoni për një pagë më të mirë se sa ajo që ofrohet?

Por një ndër gjërat që njerëzit shpesh nuk marrin në konsideratë është koha se kur duhet ta dërgojnë CV për të rritur mundësitë për ta fituar këtë vend pune.
Sipas një studimi të ri, të drejtuar nga Job Today, koha më e mirë për të dërguar CV tuaj është ora 9:00 e mëngjesit të mërkurën.

Pse? Sepse, mesa duket, 17% e punëmarrësve vendosin të publikojnë vende të reja pune të mërkurën, dhe 47% e aplikantëve të punë ftohen për një intervistë brenda 24 orëve nga shpallja e vendit të lirë të punës në këtë ditë specifike.
Studiuesit gjetën gjithashtu se ora 13:00 është koha e pikut për njerëzit në kërkim të vendeve të reja të punës, kurse millennials janë grupi i personave më aktivë kur bëhet fjalë për kërkimin e një pune të re.

Ndër të tjera, femrat kanë 20% më shumë mundësi për të kërkuar një punë të re krahasuar me meshkujt.

Bashkëthemeluesja e Job Today, Polina Montano, thotë: Do të këshilloja gjithnjë për të qenë entuziastë dhe ta nisni ditën duke kërkuar një punë të re”.

“Perceptimi ynë është se gjatë kohës së drekës të mërkurën, punëdhënësit do të nisin të marrin një sërë aplikimesh, kështu që jini të parët dhe dalloni prej të tjerëve”.

Dhe ai ka të drejtë, nëse ju shikoni një vend pune që është i përshtatshëm për ju, mos prisni gjithë ditën për të aplikuar. Ai thekson gjithashtu se përdorimi i inicialeve të mbiemrit tuaj në CV mund të rrisë mundësitë për një intervistë punë, por përdorimi i shkurtimit të emrit në CV tuaj mund të krijojë pengesa.

Kjo sepse sipas Dr. Frank Nuessel, specialist i onomastikës, meshkujt përdorin shkurtime për t’u dukur më të hapur dhe miqësorë, ndërsa femrat zgjedhin për të përdorur gjithë emrin e tyre për të projektuar një imazh më profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat