4 gjërat që duhet të keni gjithmonë parasysh para se të blini këpucë me taka

Life style

4 gjërat që duhet të keni gjithmonë parasysh para se të blini këpucë me taka

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Nga dëshira e madhe që po blejmë këpucë të reja me taka, ne nuk marrim parasysh disa karakteristika që duhet të kenë një palë këpucë, por shohim vetëm anën e jashtme të tyre. Por disa truke do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë me taka.

1 - Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet

Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpucët e duhura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

2 - Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe

Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.

3  - Gjatësia e takës

Nëse doni që këpuca të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante, sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.

4 - Hapësira ku i provoni

Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat