Kthejeni shtëpinë tuaj në burim të lumturisë

Life style

Kthejeni shtëpinë tuaj në burim të lumturisë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Ilustrim

A ndiheni më të lodhur në shtëpi? A keni ndjerë një energji negative kohëve të fundit? Nëse dëshironi të gjeni më shumë energji pozitive në shtëpinë tuaj atëherë duhet të krijoni një ambient më të ngrohtë të bazuar në psikologjinë e ngjyrave (çdo ngjyrë ka një efekt piskologjik), feng shui ( që faktikisht përkthehet nga gjuha kineze si ujë dhe erë, dhe ndihmon në balancimin e energjisë) dhe biophilia hypothesis ( sugjeron që njeriu gjatë evolvimit ka krijuar një ndjeshmëri për natyrën, dhe si i tillë nuk ndihet rehat në mos prezencën e saj). Shikoni një listë të gjërave që mund të bëni, në mënyrë që të shtoni lumturinë në shtëpinë tuaj.

1. Dritat naturale që vijnë nga dritaret e mëdha janë ndër më të mirat për të balancuar nivelet e energjisë.

2. Hapni shpesh dritaret për të lënë ajrin e pastër të hyjë brenda.

3. Ndani të paktën tre minuta për të rregulluar dhomën tuaj të pritjes, në këtë mënyrë do të keni më pak stres kur të ktheheni.

Dhoma e gjumit:
Preferohet që dhoma e gjumit të jetë ngjyrë të kaltër, pasi që ngjyra kaltër ndihmon në uljen e rrahjeve të zemrës dhe uljen e tensionit të gjakut, krjon një hapësirë të qetë dhe relaksuese prandaj është përfekte për dhomën tuaj të gjumit.
Përdorni perde të rënda dhe me ngjyrë më të mbyllur që drita mos t’ju pengojë qysh në mëngjes. Gjithmonë rrëgullojeni shtratin tuaj. Studimet kanë treguar se ky gjest aq I vogël ka shumë lidhje me produktivitetin tuaj dhe në përgjithësi nivelin e lumturisë.

Banjo:
Aloe Vera është nëj bimë shumë e mirë për ta vendosur në banjon tuaj, pasi ajo nuk kërkon shumë rreze dielli dhe është kurë natyrale për shumë gjëra. Përdorni ngjyrat e tokës sa më shumë në dekorime të vogla, si peshqir etj. Mbajeni gjithmonë kapakun të mbyllur.

Dhoma e ditës:
E gjelbërta është ngjyrë rifreskuese që promovon pushim dhe rikuperim, prandaj shquhet si një ngjyrë perfekte për dhomën tuaj të ditës. Palmat si Reed dhe Areca janë shumë të përshtatshme për dhomën tuaj të ditës. Mos mbani pasqyra afër, pasi që ato krijojnë energji.

Kuzhina:
Një ndër ngjyrat më të përshtatshme për këtë hapësirë është ngjyra e verdhë për shkak se krijon një ndjenjë të lumturisë për t;ia filluar ditës. Po ashtu feng shui sugjeron këtë ngjyrë sepse thotë se është ngjyrë që ndihmon në sistemin e tretjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat