14 gjëra që ka nevojë çdo adoleshente të dëgjoj

Life style

14 gjëra që ka nevojë çdo adoleshente të dëgjoj

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Nga orientimi në jetë deri në këshillat e seksit, këto janë gjërat që secila femër duhet të dijë në adoleshencë.

Shpesh e keni dëgjuar se dituria vjen me moshë. Sa më të vjetër që jeni, aq më shumë eksperiencë keni pasur.

Mirëpo në adoleshencë, të gjithë presin që ju të filloni të silleni si një i rritur, dhe keni përgjegjësitë e një të rrituri, por përsëri, trajtoheni si fëmijë.

Adoleshenca është e vështirë, dhe shumë gjëra i mësoni më vonë, kur ju veçse e keni kaluar fazën e vështirë. Prandaj, kemi mbledhur disa këshilla që keni nevojë t’i dëgjoni.

Nuk keni nevojë që kënaqni të tjerët – bëni atë që doni vetë, jo çfarë duan të tjerët prej juve. Qofshin prindërit, miqtë, apo kushdo, ju bëni zgjidhjet për veten tuaj sepse është jeta juaj.

Nuk keni nevojë të jeni të mirë në gjithçka – të gjithë janë të zotët në diçka, askush nuk i ka të gjitha. Mos e detyroni vetën të jepni maksimumin në çdo fushë sepse është e pamundur.

Askush nuk i di të gjitha – të gjithë e njohim dikë që duket të ketë gjithçka të planifikuar dhe në rregull. Mirëpo të gjithë kanë probleme, sfida, prishje të planeve etj. Askush nuk është plotësisht i përgatitur.

Është në rregull nëse iu pëlqejnë gjëra tjera nga miqtë tuaj – nuk keni nevojë të përpiqeni të bëheni e njëjtë me shoqet, nuk keni pse visheni si ato, flisni si ato, të keni të njëjtit hobi ose preferenca, çfarëdo qofshin ato.

Ndjenjat janë të përkohshme – çfarëdo që po ndjeni tani, dhimbja, turpi, ankthi, stresi, të gjitha kalojnë. Ju nuk do të ndjeheni në këtë mënyrë gjithë jetën, shkruan lajmi.net.

Jo të gjithë bëjnë seks – mos u ndjeni nën presion të merrni vendime për të cilat nuk jeni të gatshme. Mund të dëgjoni shumë gjëra për jetën seksuale të moshatarëve, por nuk do të thotë se edhe ju duhet të jeni aktiv. Merreni shkruar, gjithçka ndodhë kur ju të jeni gati.

Do të kuptoni vetën një ditë, por jo tani – duhet vite e vite që të kuptoni vetën plotësisht. Interesat, seksualiteti, identiteti, stili. Gjithçka do të bie në vendin e vet me kalimin e kohës, jo përnjëherësh.

Mos shpenzoni kohë dhe energji në persona që nuk të duan për kush je në të vërtetë – askush nuk ka të drejtë të të ndryshoj si person, në mënyrë që të përshtatesh me ta. Je vetvetja, mos ndrysho për askënd. Nëse ata të duan, do të të duan për personin që je.

Nuk keni nevojë për një shoqërues në asnjë event – nuk keni nevojë të shoqëroheni me një djalë vetëm sa të shkoni në mbrëmje të maturës, ose në ndonjë festë, apo çfarëdo. Është plotësisht në rregull të shkoni me miq ose vetëm.

Alkooli nuk i zgjedhë problemet – mund të mendoni se po iu ndihmon me frikët, ankthin dhe problemet, por alkooli vetëm sa i bënë më keq. Sigurohuni se po pini në sasi që do të iu mbaj të sigurt, dhe nuk do të jetë shkaktari i një gabimi të madh.

Të lejohet të kesh kufij – qofshin fizik, emocional apo mendorë, është e rëndësishme të keni kufij që nuk i lejoni askënd ti shkelë, shkruan lajmi.net. Kufijtë do të të bëjnë një person shumë më të fortë.

Besojini instinktit tuaj – nëse keni një ndjenjë të keqe për diçka, mos e bëni! Këtu hynë në punë kufijtë, nëse ndjeheni parehatshëm me dikë, largohuni, nëse diçka të duket e rrezikshme, mos e bëj.

Adoleshenca nuk duhet me doemos të jetë periudha më e mirë e jetës – këtë e dëgjoni vazhdimisht nga të gjithë, se adoleshenca është periudha më e mirë e jetës, por nuk është ashtu. Është e vështirë dhe nuk keni pse të pendoheni nëse nuk keni shijuar çdo gjë që adoleshentët tipik bëjnë.

Nuk keni pse të jeni serioz gjithmonë – familja, shkolla, miqtë, gjithçka mund të jetë shumë stresuese. Por kur të keni kaluar adoleshencën, ju do të doni të mos e kishit marrë aq seriozisht gjithçka që po ndodhte. Është OK nëse nuk e di se në çfarë universiteti të shkoni. Është OK të mos jeni të sigurt në seksualitetin tuaj. Është OK të mos e njihni veten. Është OK të dështoni një test. Është OK të mos ndjeheni të lumtur. Përpiquni të kënaqeni sa më shumë, dhe të ndjeheni sa më rehat me veten, gjithçka tjetër do të rregullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat