Studimi/ Cila është mënyra më e mirë për të disiplinuar fëmijën tuaj?

Life style

Studimi/ Cila është mënyra më e mirë për të disiplinuar fëmijën tuaj?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Ilustrim

Studimet e kryera në mbarë botën, tregojnë se goditja me shpullë nuk është opsioni më i mirë. Por sipas një studimi të ri të Universitetit të Miçiganit,as arsyetimi verbal, që i shpjegon atij pse sjellja që bëri ishte e gabuar, mund të mos ketë gjithmonë efektin e synuar pozitiv, në rast se prindi i flet me zë të lartë dhe me ton kërcënues. Gjetjet e tij tregojnë rezultate pozitive dhe negative,të cilat mund të kenë pasoja të qëndrueshme në zhvillimin emocional të fëmijëve. Arsyetimi verbal lidhej me nivele më të larta të mirëkuptimit me të tjerët, por edhe me rritjen e agresionit dhe nivele më të larta të shpërqendrimit.

“Disiplina pozitive nuk duket se i ka gjithmonë të gjitha përfitimet pozitive”-thotë Endrju Grogan-Kejlor, profesor sociologjisë dhe autori kryesor i studimit të botuar në numrin e fundit të Revistës Ndërkombëtare të Zhvillimit të Sjelljes.

“Ka më shumë të ngjarë që investimet afatgjata që prindërit bëjnë tek fëmijët, si kalimi i kohës me ta, të treguarit atyre se sa shumë i doni dhe të dëgjuarit kur ata flasin, të kenë efekte më pozitive sesa disiplina jo e dhunshme. Por kjo nuk është hulumtuar ende hollësisht në një kontekst global”– thekson Kejlor.

Studimet kanë treguar vazhdimisht se kërcënimi apo goditjet e lehta me shpullë çojnë në rezultate negative tek fëmijëve, si agresioni dhe shpërqendrimi, pavarësisht nga konteksti  në të cilin disiplinohen fëmijët, përfshirë vendin, racën, etninë dhe zonën.

Në studimin e ri, studiuesit nga Universitetit e Miçiganit analizuan forma të ndryshme të ndëshkimit që lidhen me sjelljet e fëmijëve në gati 216.000 familje nga 62 vende. Të dhënat erdhën nga Sondazhet e Treguesve të Shumëfishtë të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Rezultatet konfirmuan se goditja e fortë nuk ishte e lidhur me fëmijët që shkonin mirë me bashkëmoshatarët e tyre. Ajo gjithashtu çoi në rritjen e agresionit dhe shpërqendrimit. Për disiplinën jo të dhunshme, e cila përfshinte arsyetimin verbal dhe heqjen e privilegjeve, ndodhën rezultate të përziera, tha Grogan-Kejlor.

Arsyetimi verbal nxiti një rezultat pozitiv: Fëmijët ishin më pro-socialë me të tjerët, veçanërisht në vendet ku kjo disiplinë ishte më e zakonshme. Studimi sugjeron se çuditërisht, arsyetimi verbal e rriste gjithashtu agresivitetin, me gjasë në rastet kur prindërit përdorën tone dhe një gjuhë të ashpër.

“Arsyetimi verbal, mund të ketë efekte negative tek fëmijët, në rast se nuk përdoret në një mënyrë që është e përshtatshme nga ana zhvillimore, që fëmija të arrijë se përse sjellja e tij është e papërshtatshme”-thotë Grogan-Kejlor.

Ndërkohë, reagime të fëmijëve që nuk shkonin mirë me fëmijët e tjerë dhe shfaqnin nivele më të larta të agresionit dhe shpërqendrimit, vinin kur prindërit u hiqnin disa nga privilegjet që gëzonin. Pra, cila është mënyra më e mirë për të disiplinuar një fëmijë? Grogan-Kejlor sugjeroi që prindërit të mbajnë të hapura linjat e komunikimit me fëmijët duke siguruar kështu një ekuilibër në sjelljen me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat