Mbresëlënëse dhe e fuqishme: Ky është një ndër dezenët aktualisht më të popullarizuar!

Life style

Mbresëlënëse dhe e fuqishme: Ky është një ndër dezenët aktualisht më të popullarizuar!

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Për ato dama të cilat i duan shumë ngjyrat, ndërsa duan që me veshje të lënë përshtypje të fuqishme, printi zebër është sikur i krijuar për to

Kombinimi bardhë-zi duket shkëlqyeshëm dhe nuk ka femër që nuk do t’i rrijë për mrekulli.

Kohët e fundit është gjithnjë e më aktual, andaj nëse nuk e keni një të tillë, është koha që ta blini këtë veshje në këtë dezen.

Madje as blogistja spanjolle e modës, Carmen Gimeno, e cila në moshën 50-vjeçare ka pushtuar internetin duke u argëtuar me veshje të shkëlqyeshme dhe këshillat e së cilës i përkrahin femrat e gjithë botës, nuk ka arritur t’u rezistojë këtyre larave interesante.

Carmen na ka dhënë shembull se si mund të kombinohet pa gabime. Zgjidhni fustan me lara, xhaketë lëkure dhe çizme të mira dhe do të dukeni mirë.

Të veshura në këtë mënyrë me siguri do të jeni të veçuara, por as komplimentet nuk do t’ju mungojnë.

A jeni adhuruese e printit të këtillë? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat