Djema merrni laps dhe letër! 5 dhuratat që nuk duhet t’i bëni për Shën Valentin

Life style

Djema merrni laps dhe letër! 5 dhuratat që nuk duhet t’i bëni për Shën Valentin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita  e Shën Valentit dhe sigurisht që të gjithë janë në kërkim të dhuratës speciale për njeriun e tyre të zemrës.

Mirëpo, jo të gjitha dhuratat janë të përshtatshme për të dashurën tuaj prandaj çuna merrni një laps dhe një letër dhe shënoni 5 dhurata kryesore të cilat kurrësesi nuk duhet t’u vini syrin për t’i bërë më 14 Shkurt.

Trajtime kundër rrudhave dhe celulitit

Edhe nëse partneri ka disa rrudha të lehta apo disi të thella, është mirë t’i rezistoni tundimit për të dhënë serume dhe kremra kundër plakjes ose dobësimit (përveçse nëse kërkohet).

Pizhama

Kaq të rehatshme dhe të këndshme, por ato janë ekuivalente me çorapet e dhuruara nga mamaja për Krishtlindje.

Fillimi i palestrës

Më mirë të mendosh të rikthehesh në formë në një kohë tjetër! Kështu që ftesa për të hequr ca kilogram, nuk duket se është mënyra më e mirë për t’i deklaruar dashurinë partnerit.

Veshje të koordinuara në çift

Kjo është kur romantizmi çohet në ekstrem: por gati 2 në 10 persona të intervistuar, kanë pohuar se nuk është e nevojshme të vishen triko apo bluza identike për të treguar dashurinë.

Objekte për shtëpinë

Ashtu si kremrat antirrudhë apo anëtarësimi në palestër, nuk duhet kurrsesi t’i dhuroni të dashurës, apo bashkëshortes elektroshtëpiake, apo sende të ngjashme. Partnerja dëshiron vëmendje dhe jo të ndihet si shtëpiake e dëshpëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat