Si të hiqni njollat e vështira të rubinetit dhe t'i bëni të duken si të reja

Life style

Si të hiqni njollat e vështira të rubinetit dhe t'i bëni të duken si të reja

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Sado të përpiqeni të mbani shtëpinë të pastër, gjithmonë do të ketë diçka që i shpëton kujdesit tuaj. Banjoja është një ndër ato ambiente të shtëpisë kur kaloni më pak kohë në krahasim me dhomat e tjera, por që ka nevojë për një higjienë specifike. Një ndër aksesorët e banjos që duhen pastruar gjithmonë janë rubinetat. Pas disa kohësh ato humbasin shkëlqimin dhe duken si të vjetra. Larja me detergjentët e gabuar, sasia e lartë e klorit në ujë krijojnë shpesh mbi rubineta njolla të mëdha e të shmëtuara.

Mënyra më e mirë për t’i hequr është duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

• Uthull molle dhe lëng limoni: 
Kombinimi i uthullës së mollës me lëngun i limonit është zgjidhja më e mirë për t’u rikthyer shkëlqimin rubinetave të mbuluar nga smërçi dhe mbetjet e tjera kalkare. Në një legen me ujë të vakët shtoni 100 ml uthull molle dhe lëng limoni. Më pas me ndihmën e një sfungjeri fërkoni papastërtitë e rubinetave. Në fund shpëlajini vetëm me ujë të ftohtë , pasi ai largon mikrobet dhe fshijini me një napë pambuku ose peshqir me mikrofibra.

• Miell gruri me sodë buke: 
Gjithmonë ju kemi informuar rreth vetive të jashtëzakonshme të sodës së bukës dhe përdorimeve të saj të shumëfishta. Kurse për miellin e grurit, me siguri kjo është hera e parë që dëgjoni të flitet për të. Në një gotë përzieni miell gruri dhe sodë buke , përkatësisht nga një lugë gjelle dhe me ndihmën e një furçe të vjetër dhëmbësh pastroni njollat e rubinetit. Rubineti duhet të jetë paraprakisht i thatë dhe në asnjë moment nuk duhet të përdorni ujë. Në fund mund të bëni shpëlarjen me ujë. Rezultati do të vihet re që pas larjes së parë.

• Pastë dhëmbëdh dhe alkol etilik:
Pasta e dhëmbëve nuk përdoret vetëm për të lartë dhëmbët, por edhe për rubinetat e ndryshkur dhe të papastër. Mund të përdorni një pastë të re ose atë që është drejt fundit. Njomni më parë rubinetata ose aksesorët e tjerë siç është koka e dushit me alkol etilik dhe lëreni të veprojë për 5 minuta. Fërkojini më pas me pastë dhëmbësh dhe një tel të imët ose sfungjer që nuk lë njolla gjatë fërkimit. Njollat do të zhduken që herën e parë kurse rubineti do të shkëlqeje sikur të ishte i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat