Sa i zgjuar jeni? Zbulojeni me këtë test të thjeshtë

Life style

Sa i zgjuar jeni? Zbulojeni me këtë test të thjeshtë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Nëse e zgjidhni këtë test, jeni shumë i zgjuar!

Jeni në një dhomë që ka me 3 ndërprerës së dritave dhe  një derë të mbyllur. Secili prej ndërprerësve kontrollon një poq drite në anën tjetër të derës, mirëpo nëse e hapni derën, nuk mund të prekni më ndërprerësit.

Si mund të dini se cili ndërprerës është i lidhur me cilin poq?

Përgjigja:

Ndizni dy ndërprerës, të parin dhe të dytin. Lërini të lëshuara për 5 minuta, dhe më pas fikni ndërpresin e dytë. Tani hapeni derën. Poqi që është i ndezur është i lidhur me ndërprerësin e parë. Prekni dy poqët e tjerë. Ai që është i ngrohtë, është i lidhur me ndërprerësin e dytë. Ai që është i ftohtë, do të thotë që nuk është ndezur fare, pra është i lidhur me ndërprerësin e tretë.

A e gjetët përgjigjen vetë? Thuajse askush nuk e gjen përgjigjen e saktë! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat