Ja cilat janë mënyrat kryesore për të zvogëluar stresin gjatë pandemisë

Life style

Ja cilat janë mënyrat kryesore për të zvogëluar stresin gjatë pandemisë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Ilustrim

Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pandemie, dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në mirëqenien tonë. Pak stres është pozitiv dhe thelbësor për mbijetesën e njeriut, por stresi i madh ose i zgjatur në kohë, mund të rrisë rrezikun për sëmundjet e lidhura me stresin, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, depresionin, sëmundjen Alzheimer, kancerin dhe të tjerat.

Stresi kronik mendohet se sjell një inflamacion të tepërt në të gjithë trupin, dhe kjo luan një rol të madh në fillimin dhe përparimin e sëmundjes së lidhur me stresin, së bashku me nivelet e ngritura të hormonit të kortizolit.Ja cilat janë disa nga këshillat e ekspertëve për të ulur nivelet e stresit.

Provoni të meditoni

Sipas një studimi të vitit 2017 që rishikoi 45 studime të mëhershme mbi këtë fushë, praktika e meditimit, çon në uljen e treguesve fiziologjikë të stresit. Në mënyrë të veçantë, meditimi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Dhe për të medituar, mjafton që të përqendrohemi plotësisht tek frymëmarrja juaj, duke thithur dhe nxjerrë frymën përmes hundës.

Gjeni një hobi që ju pëlqen

Kjo mund të nënkuptojë praktikimin e një instrumenti, pikturimin, gatimin ose lojën me fëmijët tuaj. Ekspertët thonë se gjithçka që ju largon nga shqetësimet e përditshme, është e dobishme për uljen e niveleve të stresit.

Planifikoni ecjen apo ushtrime ditore

Angazhimi në një aktivitet të rregullt fizik, është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, por edhe në forcimin e sistemit tuaj imunitar. Ushtrimi aerobik, që rrit rrahjet e zemrës dhe sasinë e oksigjenit në trup, shton nivelet e endorfinës, të cilat ndikojnë direkt në trurin tuaj për të zvogëluar dhimbjen dhe rritur kënaqësinë.

Shtoni konsumin e ushqimeve që zvogëlojnë stresin

Ushqime si salmoni, trofta, sardelet dhe harengat, janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 që çojnë në uljen e stresit. Po ashtu ushqimet e pasura me vitaminë C, si specat e kuq dhe jeshil, portokalli dhe kivi, mund të jenë të dobishëm në uljen e stresit psikologjik dhe presionit të gjakut. Edhe ushqimet e fermentuara si kosi dhe lakra turshi përmbajnë baktere miqësore të njohura si probiotikë, të cilët kanë aftësinë për të zvogëluar stresin dhe nivelet e kortizolit.

Shmangni dietat e forta

Studimet kanë treguar se kufizimi i kalorive në nivele shumë të ulëta, rrit nivelet e kortizolit. Konsumi i karbohidrate në sasinë e mjaftueshme është shumë i rëndësishëm, pasi ato e nxisin trurin të prodhojë serotoninën, një neurotransmetues që ka një efekt qetësues në trup. Nga ana tjetër, dietat që janë shumë të ulëta në karbohidrate mund të rrisin nivelet e kortizolit. Gjithashtu është e rëndësishme që të shmangni kohët e gjata pa ushqim. Kjo mund të shkaktojë rënie të sheqerit në gjak, gjë që shkakton nervozizëm dhe e përkeqëson stresin. Ndaj mundohuni të hani diçka çdo 4 orë apo më shumë.

Reduktoni konsumin e kafeinës

Sasitë e larta të kafeinës mund të rrisin nivelet e kortizolit, dhe të intensifikojnë efektet e stresit në trup. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si trupi juaj reagon ndaj kafeinës. Nëse ndjeheni të stresuar, mund të reduktoni kafeinën dhe të pini më shumë çarja bimorë.

Përmirësoni higjienën e gjumit

Mungesa e sasisë së duhur të gjumit mund të prodhojë nivele më të larta stresi, të cilat nga ana e tyre mund të kontribuojë në cilësi të dobët të gjumit, duke e shtuar stresin. Synimi për të fjetur 7 deri në9 orë gjumë është thelbësor, pasi ndihmon në uljen e kortizolit dhe ngarkesën në veshka.

Provoni të merrni me Joga

Shumë studime kanë treguar se Joga mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit dhe presionit të gjakut. Ndaj praktikimi i rregullt i Jogës ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit.

Shijoni natyrën

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, dalja për shëtitje dhe kalimi i disa momenteve në natyrë mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit, përmirësimin e humorit dhe forcimin e ndjenjave të lumturisë dhe mirëqenies.

Dëgjoni Muzikë

Dëgjimi i këngëve tuaja të preferuara mund të zvogëlojë nivelet e stresit. Një muzikë ritmike optimiste mund të jetë e dobishme si një përforcues i humorit. Por edhe muzika më e qetë, mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes, çlodhjen e muskujve dhe largimin e stresit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat