Një grua postoi letrën për djalin e saj dhe nënat nuk po i mbajnë dot lotët

Life style

Një grua postoi letrën për djalin e saj dhe nënat nuk po i mbajnë dot lotët

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Më fal biri im dhe faleminderit!

Por ndonjëherë lodhja bën shaka të hidhura me mua dhe midis të dua shumë zemra ime e vogël më shpëton edhe ndonjë fjalë e tipit “Epo mjaft tani se më lodhe”, për të vrapuar 5 minuta më pas drejt teje duke qarë dhe duke u ndier më e keqja e botës! E sërish shkoj të qajë edhe më tepër fshehurazi. Ai vrapon drejt meje me buzëqeshjet e çiltra e pa inate përbrenda.

Ai vrapon drejt meje sikur do të thotë “Mjaft mami u inatose, hajde të luajmë tani”. Të pakten tani për tani ai këtë më lë të kuptoj, ndërsa unë përbrenda mendoj se mëmësia është diçka e bukur, se unë si nënë ndonjëherë jam shumë e ëmbël, por ndonjëherë edhe shumë e hidhur dhe kjo më trishton, me vret përbrenda.

Pas buzëqeshjeve të tij mua sërish me ngel faj brenda vetes dhe vazhdoj t’i kërkoj falje duke e parë në sy, ndërsa ai këndon këngën e tij me fjalët ende të pashqiptuara si duhet.

E unë di vetëm që e dua shumë, por ndonjëherë kjo dashuri nuk mjafton, ndonjëherë lodhja më mund, humori më tradhëton, dhe pastaj kuptoj se ai nuk ka asnjë faj!

Është bukur të jesh nënë dhe për këtë nuk kam dyshim! Por është edhe e vështirë dhe këtë nuk mund ta mohoj, e gjithsesi mendoj se ti çdo ditë bën diçka që të më fshish si me magji lodhjen, mërzinë, pafuqinë.

E di çfarë dua nga ti, biri im? Që me dashurinë tënde të më mësosh të jem më e duruar, njësoj si ti që në ditët e mia më të këqija më fton të luaj, më fton të më heqësh gjithë trishtimin që ndiej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat