Këto janë 7 produktet bazike të makeup-it që çdo femër duhet të ketë në çantën e saj

Life style

Këto janë 7 produktet bazike të makeup-it që çdo femër duhet të ketë në çantën e saj

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Grimi është një element shumë i rëndësishëm në pamjen e një femre, ndaj dhe ato duhet të jenë të kujdesshme për mënyrën se si e aplikojnë atë. Çelësi i suksesit për një fytyrë të bukur është përdorimi i produkteve të duhura të grimit.Për të realizuar një grim perfekt për ditët e ngrohta pranverore, Living sugjeron:

Primer plus filler nga Gosh
Për një pamje sa më të freskët, përdorni fillimisht primer. Ai është baza e grimit, mbush poret dhe linjat, duke perfeksionuar çdo problematikë të fytyrës.

Korrektor: High coverage concealer nga Gosh
Për çdo femër ekziston dilema se cilin korrektor të përdorë dhe a është i duhuri? Të gjitha e kemi këtë problem, ndaj Living liston arsyet pse do ta dashuroni këtë produkt:
- Do të gjeni patjetër tonin perfekt për ju (mos harroni, korrektori duhet të jetë një tonalitet më i hapur se lëkura juaj)
- Në fytyrë nuk do t’ju duket asnjë vijë apo rrudhë! Aplikojeni me furçën përkatëse, por vetëm në zonën ku ju duhet mbulim (mos e teproni duke e zgjeruar zonën)
- E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse e keni tepruar me sasinë e produktit (ndodh gjithmonë), vendosni pak hidratues te sfungjeri i grimit dhe pompojeni lehtë në zonën poshtë syve; çdo gjë do të shkojë në vend si me magji.

Krem pudër- Foundation plus creamy compact high coverage nga Gosh Copenhagen
Mbulon në mënyrë të shkëlqyer lëkurën,duke ju dhuruar një pamje të përsosur.Me efekt kremoz, por edhe mat, siguron mbulim të plotë dhe natyral, që zgjat gjithë ditën. Pavarësisht nga lloji i lëkurës, aplikimi i saj e bën lëkurën të duket e bukur, e hidratuar dhe e freskët.

Rimel-Rebel eyes lengthing mascara nga Gosh
Ai thekson edhe më shumë shikimin tuaj. Aplikimi i rimelit në të gjithë gjatësinë e qerpikëve, ju siguron më shumë volum. Falë përbërjes së tij nga elemente ushqyese, i mban qerpikët të shëndetshëm dhe nuk rrëshqet.

Penel- Gosh Slanted Pro liner
Kur vjen puna te peneli, duhet patur kujdes në aplikimin e tij; një vijë e gabuar mund të katranosë gjithë punën. Por falë këtij peneli mund të realizoni një vijëzim profesional. Me furçën profesionale të qëndrueshme, të plotë dhe të pjerrët mund të krijoni linja nga më të hollat dhe finet,si dhe të eksperimentoni pa kufi me imagjinatën tuaj.

Ton Sysh
Ndryshoni mënyrën e aplikimit të hijes së syve falë Eye Designer by Gosh – aplikatori dhe toni –dy në një! Tonalitete të lehta,por njëkohësisht të pigmentuara, mbulojnë me butësi qepallën e syve, duke qëndruar gjatë gjithë ditës. Eye Designer nga Gosh ka vënë në dispozicion pesë nuance të reja, nga ato me shkëlqim dhe dritë, e deri tek ato natyrale mat.

Rekomandojmë: Eye Designer by Gosh 001 Stardust; 002 Nude; 003 Fudge; 004 Crush; 005 Volcano.Rekomandojmë: 9 Shades “To Rock Down Under”. Paleta më e re e syve me 9 tonalitete të ngrohta, frymëzuar nga gurët e Australisë! Formulë e butë dhe delikate me ngjyra intensive, të cilat përhapen lehtësisht

Buzëkuq- Kiss me matt lips nga Gosh
Jepini ngjyrë buzëve tuaja me aplikimin e buzëkuqit Kiss me matt lips, që ju dhuron buzë të buta, të hidratuara dhe tërheqëse. Falë gamës së gjerë të ngjyrave mund t’i përshtatni me tonin e lëkurës, ngjyrën e flokëve apo edhe ta kombinoni me veshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat