Ekspertët e trurit flasin: Seksi kuron migrenën, edhe përqafimet ndihmojnë gjithashtu

Life style

Ekspertët e trurit flasin: Seksi kuron migrenën, edhe përqafimet ndihmojnë gjithashtu

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Profesoresha Amanda Ellison thotë se orgazma ndihmon njësoj si barërat për të kuruar migrenën.

Të gjithë e dimë sa e dhimbshme dhe irrituese mund të jetë dhimbja e kokës.

Por sipas studimeve të reja, seksi duket se do të ndihmoj në lehtësimin e këtyre dhimbjeve. Mendoni dy herë herën tjetër që i thoni seksit jo vetëm sepse keni kokëdhimbje!

Kjo mesa duket ndihmon sepse orgazma ka të njëjtin efekt si barërat për të kuruar migrenën thonë ekspertët e trurit.

Në fakt, Amanda Ellison ka treguar se pse ndodh kjo.

Edhe një përqafim mund të zvogëloj gjasat për të pasur kokëdhimbje. Ky efekt vjen nga serotenina, ose si njihet ndryshe, kimikati i lumturisë.

Personat që vuajnë nga migrena, kanë nivele më të ulëta të seroteninës në krahasim me të tjerët. Në fakt, këta persona gjithashtu kërkojnë seks 20% më shumë se personat e tjerë.

Por menjëherë pas seksit, simptomat e migrenës zhduken tek këta persona. Profesoresha Amanda, shkroi një libër për këtë çështje. Ajo tha se seksi është si një injeksion me seroteninë.

Ajo shprehet se orgazma ka efekt në qetësimin e dhimbjeve, si tek femrat po ashtu edhe te meshkujt. Një kurë tjetër për migrenën është hormoni i dashurisë, oksitocina.

Oksitocina lirohet gjatë përqafimit të personit që e doni.

Seksi nuk kuron vetëm dhimbjet, seksi gjithashtu ndikon në zbutjen e alergjive, liron hundët e zëna dhe ndalon lotimin e syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat