Fjetja me kafshët shtëpiake përmirëson shëndetin mendor dhe gjendjen emocionale

Life style

Fjetja me kafshët shtëpiake përmirëson shëndetin mendor dhe gjendjen emocionale

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Ndonëse mund t’i doni kafshët, mund ta keni të vështirë t’i pranoni në krevat. Shumë kanë kafshë shtëpiake e i edukojnë sipas rregullave rigoroze, ndërsa të tjerë i shkelin herë pas here. Një nga këto rregulla është dhe fjetja, por Living do të parashtrojë më poshtë 6 arsye përse ky rregull nuk duhet të ekzistojë fare. Fjetja me qenin apo me macen ofron përfitime të shumta për shëndetin e përgjithshëm, por për t’u bindur vazhdoni lexoni më tej.

Ju mbajnë ngrohtë
Nxehtësia që lëshon gëzofi i qenve e i maceve do t’ju mbajë aq ngrohtë saqë do të përqafoni kafshët dhe jo partnerin.

Ju largojnë stresin
Emocionet e tyre, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur ju jeni me ata. Qentë mund të kuptojnë kur ju jeni nën presion, i trishtuar, apo të zemëruar. Ata do të bëjnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Të bëjnë të ndjeheni më të sigurt
Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për ata që jetojnë vetëm në shtëpi.
Prania e qenit tuaj do të rritë shpirtin tuaj dhe të bëjë që ju të harrojmë për çdo gjë rreth jush.

Fjetja me qenin përmirëson humorin tuaj dhe cilësinë e gjumit.
Vetëm duke dëgjuar frymëmarrjen e tij do të ndjeni qetësi shpirtërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat