Si të ndjellësh energjinë e mirë brenda në shtëpi dhe të largosh negativitetin

Life style

Si të ndjellësh energjinë e mirë brenda në shtëpi dhe të largosh negativitetin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Ilustrim

E besoni ose jo, energjia pozitive ekziston dhe mënyra më e mirë për të transformuar vendin ku jetoni, është të fusni sa më shumë energji të mirë. Kjo gjë do ju ndihmojë të ndiheni më mirë, në paqe dhe të sigurt.

Ka disa truke të vogla që do ju ndihmojnë të ndryshoni gjithë atmosferën në shtëpinë e jetën tuaj. Nisni nga pastrimi i shtëpisë e vazhdoni me hapat që do iu rendisim më poshtë:

Hap dritaret dhe ngriji grilat. Sa më shumë dritë të hyjë në shtëpi aq më mirë është.

Merr më të mirat e bimëve. Ato kanë fuqi shëruese dhe qetësuese. Merrni bimë natyrale dhe vendosini nëpër shtëpi , duke u kujdesur t’i mbani të gjalla.

Vendosni kripë nëpër dhoma. Kristalet e kripës marrin energjinë negative. Lëreni vetëm një orë kripën nëpër cepat e shtëpisë dhe hiqeni.

Ndryshoni mënyrën si keni vendosur mobiljet. Ky veprim jep ndjesi shumë të mirë, ndaj provojeni.

Përdorni vajra esencialë të ndryshëm. Zgjidhini sipas ndjesive që keni dhe lejojini të marrinm çdo energji të keqe.

Ndryshoni perceptimin tuaj për gjërat. Energjia që mbani brenda vetes është arsyeja më e madhe pse ndiheni keq ose mirë. Ndaj gjeni mënyrat specifike që e dini se kanë efekt mbi ju dhe zbatojini ato për të ndryshuar ndjesitë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat