Mos e vendosni kurrë këtë vaj në lëkurën tuaj! Bllokon poret dhe shton aknet!

Life style

Mos e vendosni kurrë këtë vaj në lëkurën tuaj! Bllokon poret dhe shton aknet!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Vaji i kokosit është një eliksir i vërtetë kur është fjala për rutinën e bukurisë, nga flokët e thatë deri tek hidratimi i lëkurës, duket se ky vaj mund të gjejë kudo përdorim. Por duket se përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive, vetëm në një rast: kur keni lëkurë me tendencë akneike.

Vaji i kokosit është në thelb yndyrë e ngopur.Yndyra e tij më e zakonshme është acidi laurik, i cili ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Tingëllon super për trajtimin e akneve,apo jo?

Por në të vërtetë, ky acid përbën vetëm 50% të yndyrave që gjenden në vajin e kokosit. Pra, kjo do të thotë se ndërsa acidi laurik më vete është super efektiv për eleminimin e baktereve që shkaktojnë akne, pjesa e tjetër e vajit të kokosit bën efektin e kundërt. Vaji bllokon poret dhe përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës.

Dermatologët janë kundër përdorimit të vajit të kokosit si një trajtim primar për puçrrat e fytyrës. Ekspertët theksojnë se trajtimet e akneve nuk janë të njëjta dhe në varësi të problemit, nëse keni puçrra cistike, pika të bardha ose të zeza, lëkura e të gjithëve ka nevoja të ndryshme. Megjithatë e rëndësishme është të mos përdorni produkte që nxisin prodhimin e yndyrës apo bllokimin e poreve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat