Përse iu duhen femrave artet marciale

Life style

Përse iu duhen femrave artet marciale

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Harrojeni shprehjen ‘’seksi i dobët’’ apo ‘’ kjo është një gjë burrash’’. Shoqëria jonë ka evoluar me hap galopant dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithësecilit.

Statistikat e ndryshme tregojnë që tanimë edhe femrat po përqafojnë artet marciale njëlloj si meshkujt. Sporti më i preferuar mbetet Taekwondo. Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit.

Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër të paqtë mendor.


Zbuloni disa nga arsyet përse femrat duhet të praktikojnë artet marciale:

1. Artet marciale i bëjnë femrat më të forta.
2. Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj.
3. Forcojnë karakterin dhe procesin e vetëaktualizimit.
4. Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndëtshëm.
5. Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur nga keqbërësit.
6. E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike siç është lufta ndaj seksizmit.
7. Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë.
8. Janë një mundësi shumë e morë për të bërë miq të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat