Atij do t’i pëlqente që t’i thyeje këto rregulla

Life style

Atij do t’i pëlqente që t’i thyeje këto rregulla

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Duket sikur për takimin apo për fillimin e një marrëdhënieje me një djalë ekistojnë disa rregulla fikse të cilat duhen zbatuar patjetër. Ftesën e bën ai, ai paguan, e shumë e shumë rregulla të tjera të kësaj natyre.

Nëse deri më tani i ke menduar këto thënie si “rregullat e artë të të qenit vajzë” po të tregojmë se nuk ke vepruar fort mirë. Këtë nuk po ta themi ne në fakt, këtë e thonë vetë djemtë. Kështu që herën tjetër që do të gjendesh duke filluar diçka me një djalë, do të bëje mirë që rregullat që kemi listuar më poshtë të mos i marrësh fare për bazë.

Mos i shkruaj e para

Mesa duket meshkujt i kanë qejf femrat të cilat marrin të parat situatën në dorë. Nëse ai të pëlqen shkruaji!

Mos prano me të parën

Prano që ç’ke me të! Përpara se ai të ndërrojë mendje apo të mendojë se ti nuk e ke qejf.

Ai paguan, gjithmonë

Ky është një gabim, të mendosh se ai duhet të paguajë gjithmonë vetëm sepse është djalë nuk është diçka e cila nxjerr në pah karakterin tënd prej një vajze që është e zonja e vetes. Bëjeni me rradhë!

Tregoja të gjitha vajzave

Marrëdhënia jote është marrëdhënia jote. Nuk ke pse të nxjerrësh tellallin nëse nuk dëshiron ta bësh.

Ai bën “detyrat”

Ai nuk e ka për detyrë të të marrë dhe të të çojë ty në shtëpi. Ti si një vajzë e rritur duhet të kuptosh se duhet të kujdesesh vetë për veten. Mirësjellja është çështje tjetër pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat