Ide e shkëlqyeshme për hapësira të vogla: Muri i lëvizshëm zgjidh problemet

Life style

Ide e shkëlqyeshme për hapësira të vogla: Muri i lëvizshëm zgjidh problemet

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Foto

Kanadezja Isabelle ka zbuluar se banesa e saj në të cilin jeton ka një mur të lëvizshëm me të cilin ajo mund të zmadhojë dhomën e saj të ndenjes ose dhomën e gjumit dhe, përveç kësaj, ajo mund të rrotullojë televizorin dhe ta shikojë atë ku të dojë

”Ky mur lëvizet ashtu që mund ta afroj apo ta largoj nga vetja”, u ka thënë Isabelle miqve të saj në TikTok.

Ka tërhequr murin nga vetja, pastaj e ka shtyrë, duke zbuluar se si kjo i ndihmon që ta shfrytëzojë maksimalisht hapësirën.

Muri kishte rafte librash dhe një cep TV me të cilin ajo merrte hapësirë shtesë për gjëra.

Isabelle ka thënë që banesa e saj ka diç më pak se 46 metra katrorë.

“Muri i lëvizshëm ndihmon që hapësira ime jetësore të bëhet më e madhe apo hapësira e dhomës sime të gjumit, varësisht nga ajo çfarë dëshiroj”, ka thënë ajo derisa ka treguar se si duket banesa e saj. Atëherë ka zbuluar edhe një truk.

– Gjithashtu më duhet patjetër të përmend që ky mur i lëvizshëm ka këndin për televizor i cili rrotullohet në atë mënyrë që mund të shoh televizor kudo që gjendem, në dhomë e gjumit apo në dhomën e ditës, varësisht se çfarë dëshiroj në atë moment – ka thënë ajo.

Përdoruesit ishin të entuziazmuar me këtë truk. Shumë kanë komentuar se sa e shkëlqyer është kjo ide dhe si me të fitohet hapësira kudo që dëshironi, shkruan The Sun. 

@isabellelumsden

Welcome to my new apartment! I hope you find this as cool as I do! #apartmenttour #coolwall

♬ Lofi - Domknowz

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat