Pse duhet t’i hiqni gjithmonë bizhuteritë, para se të flini?

Life style

Pse duhet t’i hiqni gjithmonë bizhuteritë, para se të flini?

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Shumë prej nesh kanë bizhuteri me kuptim të veçantë dhe nuk duan kurrsesi t’i heqin. Dhe ndonjëherë ne jemi thjesht të rraskapitu sa përtojmë të heqim bizhuteritë para se të flemë gjumë. Por a e dini se fjetja me to mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Do të jetë e vështirë të heqësh unazën në mëngjes

Mund ta keni vërejtur se kur zgjoheni në mëngjes, duart dhe gishtat janë më të fryra. Kjo ndodh sepse gjatë natës, lëngjet mblidhen brenda indeve dhe na bëjnë të zgjohemi me duar paksa të fryrë. Nëse flini duke mbajtur unazat në gishtërinjtë tuaj, do të jetë shumë e vështirë t’i hiqni ato në mëngjes. Për t’i hequr, duhet të përdorni sapun të lëngshëm ose vaj perimesh.

Mund të prishin gjumin tuaj

Fjetja me bizhuteri mund ta bëjë gjumin tuaj të parehatshëm, veçanërisht për ju që flini keq. Varëset mund të ngatërrohen me flokët tuaj ose të mbështillen rreth qafës, duke ju prishur gjumin. Përveç kësaj, ato edhe mund të këputen fare.

Mund të irritojnë lëkurën tuaj

Disa materiale që përdoren për ndërtimin e bizhuterive, të tilla si nikeli, mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe mund ta bëjnë lëkurën tuaj të kruhet ose skuqet. Megjithëse ari dhe argjendi njihen si më të sigurt, ato gjithashtu përmbajnë edhe metale të tjera. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, sigurohuni që t’i hiqni gjatë natës, sugjeron abcnews.al.

Llapa e veshit tuaj mund të zgjatet

Ndërsa flini me vath në vesh, mund të keni shqetësime gjatë natës. Vathët e mëdhenj dhe të rëndë mund të shkaktojnë zgjatje të llapës së veshit. Llapa e veshit e humbet elasticitetin e saj pasi të kalojnë disa vite, dhe ju nuk po u jepni aspak kohë të qetësohen. Mbajtja e vathëve gjatë natës, gjithashtu mund të bëjë veshët tuaj të mbajnë erë. Kur sebumi i sekretuar nga lëkura juaj përzihet me qelizat e lëkurës dhe bakteret e vdekura, kjo mund të shkaktojë jo aromë të këndshme.

Mund të shkaktojë grumbullim bakterial.

Nëse nuk i hiqni bizhuteritë tuaja për t’i pastruar siç duhet, ato mund të mbushen me papastërti dhe baktere. Unazat që vijnë në kontakt të ngushtë me lëkurën shërbejnë si vende lagështie, duke krijuar një mjedis perfekt për rritjen e baktereve.

Nuk është e mirë për bizhuteritë tuaja

Edhe pse shumë njerëz e kanë zakon të flenë me unazën e fejesës ose atë të martesës, është më mirë t’i hiqni ato para se të shkoni në shtrat për t’i mbajtur në formën e tyre më të mirë. Gjatë lëvizjeve natën mund ta godisni te krevati duke e deformuar. Fjetja me bizhuteri mund të shkaktojë edhe njollosjen e tyre, pasi djersitja zbeh shkëlqimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat