Si ta kuptosh se nuk ndjen më për partnerin/en?

Life style

Si ta kuptosh se nuk ndjen më për partnerin/en?

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Të ndjesh që nuk ndjen më për partnerin është e frikshme, aq më tepër nëse keni qenë bashkë prej shumë kohësh

Gjithsesi në fund të ditës është e rëndësishme të jemi të vërtet me veten, por mbi të gjitha me personin përballë nesh.

Si ta kuptoni që zemra juaj ka kohë që është jashtë asaj lidhjeje?

1. Kurioziteti juaj rreth tij/saj ka filluar të shuhet

Kur ke ndjesi të forta rreth dikujt, interesat e tua lidhen ngushtë me të tijat. Ti do të dish çfarë po bën, çfarë po lexon, çfarë seriali sheh apo ç’trend i pëlqen së fundmi. Nëse të gjitha këto nuk kanë më asnjë rëndësi për ty, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

2. S’është ndër të parët që telefononi

Keni një lajm të mirë, por s’ndjeni nevojën për të marrë atë në telefon. Kaq diçka që s’shkon.

3. Ëndërron për kohën kur ishe ‘single’

Ndoshta realiteti s’është dhe aq interesant?

4. Planet i bën pa e përfshirë atë

Nëse keni arritur deri këtu, gjërat po bëhen alarmante.

5. Acarohesh me çdo gjest të tyre

Ndoshta sepse thjesht ka marrë fund!

6. S’i sheh dot kur prekin gjërat e tua

Krejt papritur bëhesh posesive për gjërat e tua që dikur i ndaje pa asnjë problem me partnerin. Gjen mënyra nga më të ndryshmet për ta shmangur dhe nëse kjo periudhë zgjat për një kohë të gjatë, konsideroje veten jashtë kësaj lidhjeje.

7. Ndjesitë e tij/saj s’kanë të njëjtën rëndësi për ty

Nëse ndjeni që emocionet e tyre nuk kanë më të njëjtin ndikim tek ju, kushtojini vëmendje kësaj shenje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat