Ju është ngjitur ndonjëherë çamçakëzi në rroba? Ja disa nga mënyrat për ta hequr

Life style

Ju është ngjitur ndonjëherë çamçakëzi në rroba? Ja disa nga mënyrat për ta hequr

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Foto Ilustrim

Ne po ju sjellim disa nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive se si ta largoni çamçakëzin nga rrobat tuaja, dhe ato do të kthehen sërish në gjendjen e tyre fillestare.

Nuk ka dyshim se të gjithëve na ka ndodhur, qoftë një herë të vetme që çamçakezi të ngjitet keq në rrobat tona

Kur kjo ndodh, mund të jetë një “surprizë” mjaft e pakëndëshme. Problemi kryesor  në këtë rast është se si mund të rregullohet ketë gjë.

Ne po ju sjellim disa nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive se si ta largoni çamçakëzin nga rrobat tuaja, dhe ato do të kthehen sërish në gjendjen e tyre fillestare.

1. Llaku i flokëve (sprajt)

Vendosni një sasi të konsiderueshme sprajti të flokëve në pjesën ku është ngjitur çamçakëzi. Ai do e bëjë atë të forcohet dhe kur të jetë forcuar hiqeni me kujdes dhe dalëngadalë më thikë.

2. Ngrirja

Një ndër metodat ekeftive për të hequr çamçakëzin nga rrobat, është t’i ngrini ato. Vendoseni rrobën në një qese plastike dhe më pas futeni në frigorifer për dy orë.

Pas dy orësh çamçakëzi do të ketë ngrirë, atëhere filloni që ta largoni me majën e një thike ose shtize.

3.Lëngu i limonit

Nëse keni pasur një problem të tillë, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se limoni do të ishte zgjidhja e këtij problemi?

Rrobën në të cilën ju është ngjitur çamçakëzi vendoseni në një legen të mbushur me ujë dhe me lëngun e limonit, dhe pas disa minutash më anë të një thike ose shtizë hiqeni dalëngadalë çamçakëzin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat