‘Daddy issues’, termi i keqkuptuar dhe i keqpërdorur – Çfarë është dhe si ta kuptoni nëse e keni

Life style

‘Daddy issues’, termi i keqkuptuar dhe i keqpërdorur – Çfarë është dhe si ta kuptoni nëse e keni

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Termi “daddy issues” përdoret në situata të ndryshme dhe shpeshherë, por shumica e njerëzve nuk e dinë kuptimin

Duket is një term tërheqës i cili përdoret për të përshkruar pothuajse gjithçka që bën një grua kur bëhet fjalë për seksin dhe marrëdhëniet. Për shembull, nëse preferon burra të moshuar, pëlqen të gjuhet gjatë marrëdhënieve seksuale dhe të quhet vajzë e keqe, duhet të jenë “daddy issues”.

Shënim. Në shqip, nuk ka një term gjegjës për “daddy issues”, ndaj në vijim do të përdorim termin në anglisht, i cili fjalë për fjalë formohet nga “babi” dhe “çështje/problem” dhe përdoret për të përshkruar një person që ka impulse dhe lidhje të pavetëdijshme si rezultat i një marrëdhënie të dobët me babanë.

Përmes një analize të bërë për Healthline, Amy Rollo, psikoterapiste e licensuar në Teksas, shpjegon termin e keqpërdorur dhe të keqkuptuar.

Çfarë do të thotë? Është e vështirë ta shpjegosh, duke marrë parasysh që “daddy issues” nuk është një term zyrtar mjekësor ose çrregullim i njohur në botimin e fundit të Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5). Kjo mund të shpjegojë pse shumë ekspertë kanë një problem me termin. Fëmijët kanë nevojë për një të rritur të besueshëm në jetën e tyre për të krijuar lidhje të sigurta, shpjegon Rollo.

“Nëse kjo nuk formohet, shumë njerëz mund të formojnë sjellje të shmangies ose të ankthit. Nëse një fëmijë nuk ka një figurë babai në jetën e tij, kjo mund të çojë në një stil të pasigurt të lidhjeve më vonë në moshën e rritur.”

Ajo shton se, për shumë njerëz, këto stile të marrëdhënieve në fund të fundit paraqiten si ato që disa u referohen si “çështje babi”.

Ku e ka origjinën ky koncept? Nuk mund të themi me siguri, por duket se daton që te kompleksi i babait përshkruar nga Frojdi. Ky është një term i shpikur për të përshkruar një person që ka impulse dhe lidhje të pavetëdijshme si rezultat i një marrëdhënie të dobët me babanë.

Nga ajo teori doli kompleksi i Edipit, teoria se fëmijët kanë një tërheqje në subkosieshncë ndaj prindit të seksit të kundërt.

Kompleksi i Edipit u referohet posaçërisht djemve. Kompleksi i Elektrës përdoret për të përshkruar të njëjtën teori që zbatohet për vajzat dhe baballarët e tyre.

A ka lloje të ndryshme? Po. Përvoja e dy personave me prindërit nuk është saktësisht e njëjtë. Modelet e lidhjes së formuar gjatë fëmijërisë mund të ndikojnë në stilet e lidhjes në marrëdhëniet me të rriturit. Disa prej tyre janë:

– Të shqetësuar-preokupuar. Njerëzit me këtë lloj lidhjeje mund të jenë të shqetësuar, dëshirojnë afërsi, por ndihen të pasigurt për partnerin e tyre.

– Heqja dorë-shmangia. Njerëzit me këtë lloj raporti mund të kenë probleme të besojnë te të tjerët nga frika se mos lëndohen.

– Frikë-shmangie. Njerëzit me këtë lloj lidhjeje mund të ndihen të pasigurt për intimitetin dhe kanë tendencë t’u largohen përjetimit të ndjenjave të vështira.

Stilet e sigurta të lidhjeve vijnë nga pasja e një kujdestari që u përgjigjet nevojave dhe është emocionalisht i disponueshëm. Nga ana tjetër, stilet e pasigurta të raporteve vijnë nga pasja e një kujdestari që nuk u përgjigjet nevojave dhe për fëmijët është emocionalisht i padisponueshëm.

Si mund të duket kjo? Stilet e sigurta të marrëdhënieve zakonisht zhvillohen nëse nevojat e fëmijërisë plotësohen nga prindërit/kujdestarët. Siç mund ta merrni me mend, njerëzit që kanë një marrëdhënie të dashur dhe të sigurt me prindërit/kujdestarët, kanë të ngjarë të rriten më të sigurt dhe më me besim në vetvete. Marrëdhëniet e tyre priren të jenë të gjata dhe të ndërtuara mbi besimin dhe intimitetin real.

Pastaj ka stile të pasigurta të lidhjeve. Rollo theksoi se disa stile të pasigurta të lidhjes mund të duken si “daddy issues”. Ajo shpjegoi se ato shpesh shfaqen si:

– përjetojnë ankth kur nuk gjendjen pranë partnerit
– kërkojnë shumë siguri që të binden se marrëdhënia është në rregull
– shohin çdo gjë negative si shenjë që marrëdhënia nuk po funksionon

Nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet romantike. Marrëdhënia me kujdestarët/prindërit ndikon gjithashtu në marrëdhënie të tjera të ngushta, duke përfshirë miqësitë.

Kush përjeton “daddy issues”? Të gjithë. Nuk ka rëndësi se çfarë seksi dhe gjinie ju caktuan në lindje ose si identifikoheni; marrëdhënia me kujdestarët/prindërit do të ketë gjithmonë një farë ndikimi në mënyrën e qasjes dhe trajtimit të marrëdhënieve me rritjen në moshë. Askush nuk është imun.

Nëse është kështu, atëherë pse koncepti është kaq gjinor? Nuk dihet. Në fakt, është paksa e habitshme duke pasur parasysh që teoritë e Frojdit fillimisht u përqendruan te marrëdhëniet midis babait dhe djalit. Ajo që dimë është se përqendrimi vetëm te vajzat/gratë për “daddy issues” është e pasaktë dhe potencialisht e dëmshme, sipas Rollo.

“Kur flasim për ‘daddy issues’, kjo është zakonisht një mënyrë për të çnjerëzuar nevojat ose dëshirat e një gruaje. Disa njerëz madje e përdorin termin për të turpëruar,” thotë ajo. Për shembull, nëse një grua dëshiron intimitet seksual, duhet të ndodhë sepse ajo ka “daddy issues”. Me fjalë të tjera, diçka duhet të jetë gabim me të që ajo të dëshirojë seks.

Si mund të ndikojë në zgjedhjen e partnerëve? Besohet se njerëzit do të tërhiqen drejt llojit të marrëdhënieve që kanë pasur në të kaluarën, edhe nëse ka qenë një marrëdhënie e trazuar dhe problematike. Nëse marrëdhënia me kujdestarin/prindërit ka qenë një marrëdhënie traumatike ose zhgënjyese, këta njerëz mund të kenë më shumë të ngjarë të zgjedhin një partner të ngjashëm.

Për disa, kjo ndodh për shkak se kështu ishte “norma” e tyre në fëmijëri, kështu që ky është lloji i marrëdhënies që ata mendojnë se duhet të kenë. Për të tjerët, të kesh një partner që është i ngjashëm me prindin është një shpresë e pavetëdijshme për të marrë dashurinë e atij prindi.

Këto lloj marrëdhëniesh të pasigurta mund të çojnë në sjellje që e largon partnerin dhe krijon marrëdhënie zhgënjyese.

Si mund të ndikojë në identitetin dhe sjelljen seksuale? Shumë nga hulumtimet në dispozicion se si një marrëdhënie e dobët me një baba ndikon në mirëqenien e fëmijës dhe zhvillimin e tij, përqendrohen te vajzat, kryesisht heteroseksuale.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), marrëdhënia e dobët prindër-fëmijë, veçanërisht me baballarët, është një nga faktorët e rrezikut që lidhet me një mundësi më të madhe të kryerjes së dhunës seksuale, por kjo nuk vlen për të gjitha rastet.

Si kuptohet që diçka nuk shkon dhe kemi të bëjmë me “daddy issues” dhe jo me sjellje të shëndetshme? Nëse vazhdoni të përfundoni në marrëdhënie që janë si dejà vu i aspekteve të dhimbshme të fëmijërisë, atëherë mund të jetë koha të bëni një ndryshim. Mendoni për marrëdhëniet aktuale ose të kaluara: A mund të dalloni një model në llojin e partnerëve që zgjidhni? A janë marrëdhëniet zakonisht të dëmtuara nga pasiguria, ankthi ose drama?

Reflektimi në përvojat dhe të mësuarit në lidhje me stilet e ndryshme të lidhjes mund t’ju ndihmojnë të kuptoni tuajat në mënyrë që të dini nëse një ndryshim është në rregull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat