Truket e Kate Middleton për të qetësuar fëmijët, mund t’i përdorni edhe ju

Life style

Truket e Kate Middleton për të qetësuar fëmijët, mund t’i përdorni edhe ju

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:21
Kate Middleton me femijet e sa

Të qetësosh një fëmijë që është duke qarë dhe i dëshpëruar nuk është e lehtë. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur një nënë shikohet apo diskutohet nga mijëra njerëz.

Kate Middleton ka gozhduar prindërit dhe vëmendjen e publikut dhe duket se njeh disa sekrete të cilat i ndihmojnë prindërit të mbajnë larg emocionet e fëmijëve. Ajo shpesh është admiruar për aftësinë e saj për të qetësuar fëmijët në sekonda pa humbur kurrë durimin. Por cilat janë truket që përdor Kate Middleton, të cilat mund t’i provoni edhe ju me fëmijët tuaj.

Ajo u jep fëmijëve të saj prekje miqësore në kokë.

Kate Middleton është nënë e 3 fëmijëve: George, Charlotte dhe Louis. Dukesha dhe bashkëshorti i saj, William, shpesh marrin fëmijët e tyre me vete në ngjarje publike dhe nuk është për t’u habitur që herë pas here fëmijët mund të lodhen ose të mërziten dhe të fillojnë të qajnë. Pra, çfarë është ajo që bën Kate për të qetësuar këta fëmijë mbretërorë?

Nëse shikoni fotografi të Kate me fëmijët e saj, mund të gjeni foto të saj duke iu prekur kokën. Kjo është një nga mënyrat që ajo i qetëson.

Ajo përkulet në nivel me ta për t’u folur.

Kurdoherë kur ju duhet të flisni me fëmijët tuaj apo të ndërveproni me ta është mirë të uleni në nivel me sytë e tyre. Sipas ekspertëve, kjo mund ta bëjë ndërveprimin tuaj më produktiv, duke ndihmuar fëmijën tuaj të ndjehet sikur jeni aty për ta, duke i kushtuar vëmendje dhe gati për të dëgjuar.

Ajo i lejon fëmijët e saj të bëjnë pushim dhe iu tërheq vëmendjen.

Kate përpiqet të tërheqë vëmendjen e tyre nga gjithçka që i shqetëson ose zhgënjen në diçka tjetër. Ajo i sugjeron të bëjnë një pushim apo diçka si leximi i një libri ose krijimi i një enigme. Dukesha gjithashtu sigurohet që fëmijët e saj të kalojnë mjaft kohë në natyrë.

Dukesha beson se të qenit afër natyrës është e mirë për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. Kate është e sigurt që të shijosh gjëra të thjeshta, si të bësh një shëtitje së bashku me fëmijët, është thelbësore për lidhjen prind-fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat