Nëse qani dhe emocionoheni nga filmat, duhet të dini këtë gjë për veten tuaj

Life style

Nëse qani dhe emocionoheni nga filmat, duhet të dini këtë gjë për veten tuaj

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

E vërteta më e madhe për njerëzit që qajnë me filmat është se ata ndihen vërtet keq. Dhe ky është një tip shumë i veçantë i njerëzve që dinë të jenë të dhembshur. Përtej të gjithave, sot ka shumë narcistë dhe sociopatë që e kanë të huaj ndjeshmërinë. Ata kurrë nuk e vendosin veten në vend të njerëzve të tjerë dhe kjo nuk i bën të tjerët të ndihen mirë. Nuk dinë si të provojnë atë që provojnë të tjerët dhe as nuk dëshirojnë ta bëjnë.

Dhe në fakt, të provosh ndjenjat e tjetrit kërkon forcë, dhe shumë madje. Jeta është shumë mizore për disa njerëz dhe nëse arrini ta vendosni veten në vendin e tjetrit, të ndjeni dhimbjen që ai përjeton, kjo do të thotë shumë për ju.

Kjo do të thotë që jeni mjaft të fortë për të duruar këtë dhimbje. Jeni mjaft të fortë për të qenë të fortë për të tjerët. Jeni mjaft të fortë për të kuptuar se ç’po ndodh me një person dhe si ndihet ai.

Të jesh në gjendje të shqetësohesh për një person tjetër nuk është dobësi, edhe nëse flasim për një personazh të trilluar në një film. Kjo tregon që ju keni një zemër dhe se kjo zemër mund të shpërthejë nga dhimbja e dikuj tjetër. Të paktën deri në fund të filimit, derisa zemra të kthehet në normalitet.

Dhe një rikuperim kaq i shpejtë tregon se ju jeni aq të fortë sa të ngriheni dhe të ecni para dhe jeni aq të zgjuar sa të diferenconi një përrallë nga realiteti.

Sigurisht, ne shpesh qajmë sepse heroi i filmit është gjendur saktësisht në të njëjtën situatë si jona: këto janë lot kujtimesh të dhimbshme. Dhe kjo është gjithashtu fuqi, për të përballuar përsëri atë që ju ka dëmtuar të kaluarën.

Nonjëherë njerëzit qajnë pasi ndihen të mbingarkuar nga ato që i ndodhin gjeniut të filmit. Kjo quhet sindroma Stendhal, kur një vepër arti ju prek deri në atë pikë sa të shfaqni jo vetëm simptoma emocionale, por edhe fizike.

Këta njerëz që janë shumë të ndjeshëm ndaj mënyrave se si shkon filmi, shohin zakonisht filma të mirë, dëgjojnë muzikë të mirë dhe lexojnë libra të mirë. Dhe kjo është gjithashtu një forcë përkundër asaj që po i ndodh shoqërisë sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat