“Prada”, me sfilatë digjitale

Life style

“Prada”, me sfilatë digjitale

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:11
“Prada”

Miuccia Prada në bashkëpunim me Raf Simons, të enjten shfaqën koleksionin vjeshtë-dimër.

Nuk ishte një sfilatë e zakonshme. Kamera në lëvizje mundësonte një afërsi më të madhe me koleksionin.

Detajet e koleksionit shiheshin më mirë, për shkak se modelet përcilleshin nga kamera tërë kohën.

“Sigurisht ne mund t’i kthehemi realitetit. Por, kjo nuk duhet të humbet. Edhe pse ishte më e mundimshme, doli shumë interesante. Ndoshta do t’i bëjmë të dyja, t’i kthejmë shikuesit dhe të vazhdojmë edhe me metodën e re,” deklaruan organizatorët.

Koleksioni Prada-Simons përbëhej nga materiale me grafitë në veshje të ngjitura për trupi, materiale prej gëzofi, fustane të mbuluara me gurë e me xixa. Përveç kostumeve, u përdorën edhe materiale me forma gjeometrike. Koleksioni i femrave përfshinte edhe dorëza prej lëkure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat