​Gjithçka që duhet të dini se si të shkruani një letër ndikuese

Life style

​Gjithçka që duhet të dini se si të shkruani një letër ndikuese

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Kur dëshironi më shumë se vetëm një letër falënderimi pas një interviste pune, atëherë është lloji tjetër i letrës e quajtur letra e ndikimit. Kjo është më e gjatë dhe më detajuese, duke i dhënë mundësi kandidatit t’i tregojë punëdhënësit përse jeni kandidati i duhur.

Në një letër të tillë kandidati përqendrohet në bisedën që kanë pasur gjatë intervistës, duke i shpjeguar çdo dyshim që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me kualifikimet si dhe duke theksuar se si kandidati do të plotësojë nevojat e atij vendi të punës. Një letër ndikuese është më e gjatë se një letër falënderimi (rreth 300 fjalë) dhe duhet të jetë gjithmonë e shtypur, për dallim prej letrës falënderuese e cila mund të shkruhet edhe me dorë.

Këshillat se si të shkruhet një letër ndikimi

Veproni shpejt: Shkruani letrën e ndikimit sa më shpejt që është e mundur, më e mira do të ishte brenda 24 orëve!

Forma e letrës: Letra ndikuese mund të dërgohet në formë të emailit apo edhe letër e printuar.

Të jetë e përqendruar: Kjo letër nuk duhet të jetë më e gjatë se 300 fjalë. Nuk do të duhej që ajo të ishte më e gjatë se një faqe.

Adresoni dhe hidhni poshtë çdo rezervë: Në qoftë se intervistuesi ka shfaqur ndonjë shqetësim në lidhje me aplikimin tuaj (apo nëse e dini se keni pasur mungesë të ndonjë aftësie apo të ndonjë kualifikimi që janë kërkuar për atë pozitë), tani është mundësia që t’ia largoni dyshimet që i janë ngritur gjatë intervistës. Për shembull, nëse nuk keni njohuri për një program të veçantë kompjuteri, theksoni që jeni një nxënës i cili mëson shumë shpejtë, pastaj mund të jepni ndonjë shembull për ta dëshmuar këtë.

Theksoni kualifikimet: Rikujtojani punëdhënësit pse jeni një kandidat ideal për atë pozitë! Përmendni gjithashtu ato aftësi të veçanta që punëdhënësi i ka përmendur, që dëshiron t’i ketë kandidati për atë pozitë, por gjithashtu tregoni se në çfarë mënyre i keni përvetësuar ato aftësi.

Përshtatuni pritshmërive të punëdhënësit: Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse as ti as intervistuesi nuk e keni “prekur” gjatë intervistës. Për shembull, nëse intervistuesi është vërejtur që është i fokusuar në punën në grupe më shumë se që e kishit parashikuar, atëherë përmendni që keni punuan në disa projekte të suksesshme!

Rishikoni letrën: Përpara se ta dërgoni letrën, kontrolloni atë për gabime të mundshme drejtshkrimore dhe gramatikore! Zakonisht kur shkruajmë ndonjë tekst ndodhë që të mësohemi me të dhe të mos i vërejmë më gabimet, kështu që është mirë që atë ta dërgojmë tek dikush tjetër që është i mirë te kjo pjesë, në mënyrë që ta kontrollojë.

Shembull i letrës ndikuese:

Emri Mbiemri

Adresa

Numri i telefonit

Email

Data

Z.znj. Emri Mbiemri

Pozita

Kompania

Adresa

I/e dashur z.znj/ Mbiemri

Faleminderit edhe njëherë për bisedën rreth pozitës për drejtor të operacioneve në X kompaninë. Pasi dëgjova nga ju se sa shumë i kushtoni kujdes detajeve dhe aftësive multifunksionale, u binda më shumë se asnjëherë më parë që jam kandidati ideal.

E kuptoj që për këtë pozitë janë shumë të rëndësishme njohuritë mbi programet X dhe Y, me të cilat ende nuk jam familjarizuar sa duhet. Por, njëra ndër aftësitë e mia më të mëdha është mundësia që të mësoj shpejt dhe me efikasitet për detyrat dhe teknologjitë e reja. Jam kaq i/e sigurt sepse, dikur isha ndihmës redaktor/e në kolegjin X dhe mësova WordPress-in vetëm pas një seminari shumë të shkurtër. Brenda dy muajsh isha në gjendje të drejtoja seminaret për përdorimin e WordPressit për praktikantët e rinj të redaksisë.

Ju thatë që data kur e fillimit të punës për këtë pozitë është brenda dy muajve. Menjëherë pas intervistës, jam regjistruar dhe kam filluar të marr pjesë në një kurs katër-javor për përdorimin e këtyre programeve kompjuterike. Kështu që, kur të kem filluar punën unë veçse do të jem i gatshëm për këto programe.

Kam përvojë në udhëheqje, aftësi organizative dhe gatishmëri për përgatitje teknologjike për të qenë anëtar në kompaninë tuaj. E vlerësoj shumë kohën që morët për të më intervistuar dhe mezi po pres që së shpejti të dëgjoj nga ju rreth kësaj pozite!

Sinqerisht,

Nënshkrimi

Emri dhe Mbiemri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat