Disa gënjeshtra që na i thotë marketingu dhe ne i kemi besuar për vite të tëra

Life style

Disa gënjeshtra që na i thotë marketingu dhe ne i kemi besuar për vite të tëra

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Në fakt, të gjitha këto besohen akoma.

Marketingu është ajo që i kontrollon shitjet, prandaj është aq i rëndësishëm në botën moderne në të cilën jetojmë.

Ai manipulon njerëzit dhe iu mbyllë sytë ndaj disa të vërtetave, duke i bërë ato të duken më të bukura dhe të pëlqyeshme dhe duke i fshehur anët negative.

Këtu kemi mbledhur disa prej këtyre gënjeshtrave, që kanë ekzistuar shekullin e fundit dhe akoma besohen nga blerësit.

Agrumet janë burimi më i mirë i vitaminës C

Kjo në fakt nuk është aspak e vërtetë. Farat e trëndafilit për shembull, kanë 650 mg vitaminë C në 100 gr, specat e kuq kanë 250 mg në 100 gr. Ndërsa në agrume, në 100 gr janë vetëm rreth 50 mg vitaminë C.

Pasta e dhëmbëve duhet të vihet në atë sasi sa mbulon të gjithë brushën

Vetëm një sasi sa një bizele mjafton për të larë dhëmbët mirë. Kjo gënjeshtër erdhi vetëm për një arsye, për të rritur sasinë e shitjev. Sa më shumë pastë përdorni, aq më shpejtë do të mbaroj. Në fakt, sasia e pastës apo lloji që përdorni ka më së paku rëndësi, mënyra se si i fërkoni dhëmbët është më e rëndësishmja.

Coca-Cola ka shpikur babagjyshin e vitit të ri

Babagjyshi është dizajnuar në fakt nga Thomas Nast, në fund të shekullit 19. Coca-Cola e rikrijoi imazhin e babagjyshit në vitin 1931, pra pothuajse gjysmë shekulli më vonë. Imazhi i tyre i babagjyshit nuk ishte i pari, por ishte më i suksesshmi.

Disa vajra përmbajnë kolesterol

Asnjë vaj nuk përmban kolesterol. Kjo është vetëm një gënjeshtër e marketingut për të bërë njerëzit të besojnë se disa vajra janë pa kolesterol dhe më të shëndetshëm. Kolesteroli gjendet vetëm në buter ose margarinë, shkruan lajmi.net.

Birra ose pijet e gazuara largojnë etjen

Sheqeri dhe alkooli iu bëjnë më të etur. Të gjitha këto lloje të pijeve thuhet të jenë më të mirat në ditë të nxehta, për të larguar etjen. Por në fakt, ato janë arsyeja pse ju jeni të etur. E vetmja pije që mund të largoj etjen është uji i thjeshtë.

Barërat kundër dhimbjeve të veçantë vetëm për femra

Të gjitha barërat kundër dhimbjeve kanë të njëjtën përmbajtje. Barërat normale kundër dhimbjeve janë relativisht të lira, prandaj marketingu përdori këtë gënjeshtër për të krijuar të njëjtat barëra, dhe për t’i shitur ato në çmim më të lartë.

Arushat e xhelatinës me shije të frutave janë karamele për fëmijë

Përmbajta e këtyre karameleve është sheqer, niseshte dhe ngjyrë. Nuk ka asnjë fryt në përmbajtje prandaj shumë shpesh arushat e gjelbër kanë shije dredhëze e jo molle. Ato në fakt janë shumë të rrezikshme për fëmijët sepse trupi i tyre nuk është shumë i mësuar të konsumoj produkte plotësisht artificiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat