Vaj kokosi për flokët: Sa kohë duhet ta lini në kokë që të funksionoj?

Life style

Vaj kokosi për flokët: Sa kohë duhet ta lini në kokë që të funksionoj?

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Vaji i kokosit është përdorur si një kurë e mrekullueshme për shumë sëmundje dhe shqetësime bukurie për mijëra vjet.

Vaji i kokosit mund të rikthejë në jetë skajet e thata dhe të mprehta ndërsa ushqen skalpin tuaj, duke ju ndihmuar të mbani flokët tuaja të duken sa më të shëndetshme ndërsa floktarët janë të mbyllur.

Lauren Maybank, një eskperte bukuri tregon se si ta përdorni vajin e kokosit në flokët tuaj dhe për sa kohë duhet ta lini atë të qëndroj.

Vaji i kokosit është diçka që shumë prej nesh e kanë në dollapët e kuzhinës, por është koha të provoni këtë vaj ushqyes në regjimin tuaj të bukurisë.

Si të përdorni vajin e kokosit në flokët tuaj?

Vaji i kokosit është shumë i trashë dhe i yndyrshëm, veçanërisht në formën e tij të ngurtë, prandaj duhet të keni kujdes se si e përdorni. Lauren tha: “Ju mund të përdorni një copë vaji kokosi në skajet e thata dhe të copëtuara, thjesht duke e lënë atë në flokët tuaj. Por, kjo mund t’i lërë flokët pak të yndyrshëm”.

Në vend të kësaj, Lauren rekomandon përdorimin e vajit të kokosit si maskë flokësh një herë në javë.

Për sa kohë duhet ta lini vajin e kokosit në flokë?

Lëreni vajin e kokosit në të gjithë flokët tuaj për dhjetë minuta dhe më pas lajeni mirë vajin.

Lauren tha: “Unë do të thoja se mënyra kryesore për të ndjerë përfitimet e vajit të kokosit është një maskë një herë në javë prej dhjetë minutash. Nëse flokët tuaj janë zbardhur dhe tharë, kaloni një sasi të vogël të vajit të kokosit nëpër flokët tuaj dhe përdoreni ato në mënyrë të barabartë nga gjatësitë në maja. Lëreni vajin e kokosit në flokët tuaj për disa orë ose edhe brenda natës, dhe më pas shpëlajeni atë dhe lani flokët me shampo”.

Vaji i kokosit tingëllon si një makth për njerëzit me flokë me vaj që krijojnë yndyrë shumë shpejt, por është krejt e kundërta. Lauren shpjegoi: “Nëse tashmë keni flokë të yndyrshëm do të mendonit se vaji i kokosit do t’i përkeqësonte ato, por vaji tërheq vaj dhe mund të heq yndyrat. Ai do të ushqejë dhe kushtëzojë skajet tuaja të thata në të njëjtën kohë”.

Mos përdorni vaj kokosi në flokët tuaj çdo ditë, pasi grumbullimi i vajit do t’i bëjë flokët tuaj shumë të yndyrshëm dhe do të jetë e vështirë të hiqet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat