Tepër pasionante! 3 shenjat më të zjarrta të horoskopit

Life style

Tepër pasionante! 3 shenjat më të zjarrta të horoskopit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat nga shenjat e horoskopit kryesojnë kur vjen puna te pasioni, ky artikull do t’ju japë përgjigjen që kërkoni. Më poshtë keni 3 shenjat dominuese:

Dashi

Si një shenjë zjarri, Dashi është i mbushur plot me energji dhe dëshirë për t’u vetëkënaqur si dhe kënaqur të tjerët. I udhëhequr nga Marsi, planeti i pasionit, personi në fjalë gëzon dëshira të jashtëzakonshme seksuale. Shkëndija, emocion dhe shumë adrenalinë. Është në egon e tyre të kënaqin partnerin/en. Një Dash vendos dashurinë përpara gjithçkaje, ndaj s’është çudi ta shihni shpesh tepër romantik. Një dhuratë gjigante, një takim ekstravagant dhe një mbrëmje e paharrueshme!

Demi

Nëse po pyesni veten se kush është shenja më romantike e zodiakut, përgjigjja jonë është Demi. Tepër sensualë, të ndjeshëm fizikisht dhe me dëshira të forta seksuale, kjo shenjë e tokës është e mbushur plot pasion. Fillimisht, një Dem e merr shtruar romancën, por sapo përfshihet në të plotësisht, zjarri i dashurisë nuk fikët kurrë. Muzikë, masazh dhe përkujdesje!

Akrepi

Dihet tanimë gjerësisht se Akrepi është një ndër shenjat më pasionante dhe sigurisht ka një arsye për të gjithën këtë. I ndikuar nga Marsi dhe Plutoni, të njohura si planete të pasioni janë këto të fundit përgjegjëse për dëshirat e shfrenuara seksuale të kësaj shenje. Një Akrep di të jetë romatik, i përfshirë, por dhe interesant përgjatë një marrëdhënieje afatgjatë ose jo. Kurdoherë gati drejt eksperiencave të reja dhe bisedave të gjata. Aventurë, muzikë dhe çmenduri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat