Nëntë llojet e grave me të cilat shumica e burrave nuk përshtaten

Life style

Nëntë llojet e grave me të cilat shumica e burrave nuk përshtaten

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Mungesa e komoditetit në një marrëdhënie e bën atë të mos funksionojë. Shpesh kjo lind nga tiparet e karakterit të njërit partner, të cilët nuk i përshtaten tjetrit, sipas “Cosmopolitan”.

Kur bëhet fjalë për meshkujt, ka disa personalitete vajzash, të cilat i bëjnë ata të distancohen.

Janë nëntë lloje personalitetesh:

Narciste

Janë gratë që kërkojnë vazhdimisht vëmendje nga vetë ata dhe nga të tjerët. Janë ato gra që edhe në çift flasin gjithmonë për veten.

Gratë që janë shumë të varura

Kur një marrëdhënie kthehet në varësi qoftë fizike, emocionale, financiare, atëherë kjo është një shenjë e keqe. Në fakt, marrëdhënia mund të bëhet torturë për të dy ju.

Gra të papjekura

Një grua emocionalisht e papjekur mund të jetë një plagë e madhe nëse vazhdoni gjatë. Gratë e papjekura janë: xheloze, 100% të varura nga partneri i tyre, saqë e kanë të vështirë të imagjinojnë një jetë pa të dashurin. Shpesh ato kanë edhe sjellje fëmijërore dhe për këtë arsye nuk e marrin jetën në çift shumë seriozisht.

Të fiksuarat me pamjen e tyre fizike

Ndër llojet e grave që trembin burrat janë ato që kujdesen për trupin e tyre pothuajse deri në fiksim. Kështu që ato i kushtojnë vëmendje asaj që hanë, që veshin, zakonisht shkojnë në llixha dhe nëpër palestra dhe janë gjithnjë të përditësuara për modën më të fundit.

Ato që kanë një qëndrim diva

Burrat e sotëm nuk i pëlqejnë gratë që mendojnë se gjithçka u takon ose u lejohet atyre. Një qëndrim diva i bën ata gati të nënshtruar.

Gratë fatale

Disa gra mund të jenë mizore kur bëhet fjalë për zemrën e një burri duke luajtur rolin e një magjepsëseje apo një femre fatale. Një marrëdhënie e tillë fillimisht mund të jetë magjepsëse, por në fund ajo nxjerr disa tipare të errëta.

Ato që veprojnë si “unë di gjithçka”

Mungesa e përulësisë dhe qëndrimi shumë krenar nuk i kënaq burrat. Edhe pse fillimisht mund të bëjë përshtypje, në planin afatgjatë është e padurueshme. Nuk mund të krijoni një marrëdhënie me ato që gjithmonë besojnë se kanë të drejtë ose dinë gjithçka.

Gratë që kanë një jetë shumë ‘të zënë’

Burrat kanë frikë nga gratë që janë shumë të plotësuara me vetveten, të zëna dhe që injorojnë nevojat e të tjerëve. Kjo zakonisht nuk i bën mirë çiftit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat