Pse gjithnjë e më shumë çifte zgjedhin të jenë bashkë, por jetojnë veçmas

Life style

Pse gjithnjë e më shumë çifte zgjedhin të jenë bashkë, por jetojnë veçmas

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:21
Ilustrim

Ekziston një trend në rritje të një fenomeni shoqëror të njohur si LAT, ku çiftet e martuar ose jo, zgjedhin të jetojnë veçmas. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur  një lidhje të shëndetshme është që secili nga partnerët të pajtohet me zgjedhjet që bëni. 

1. Ata kanë lirinë që duan

Ata kanë një ndjenjë të shtuar të autonomisë, e cila u jep atyre të ashtuquajturën “hapësira për të marrë frymë”. Ata kanë hapësirën e tyre të jetës dhe bëjnë atë që dëshirojnë, ndërsa ende kanë marrëdhënie intimiteti.

2. Ata nuk janë të gatshëm për të mbijetuar

Disa mendojnë se është shumë herët për të bashkëjetuar me partnerin, tregon një studim. Disa partnerë mund të kenë frikë të ndajnë hapësirën e tyre të jetesës me dikë tjetër. Kjo mund të ndodhë edhe për shkak të përvojave të këqija më parë.

3. Ata varen nga vendet e punës ose studimet jashtë qyteti/shteti

Ata mund të jenë të kufizuar për të jetuar bashkë për shkak të punës ose studimeve jashtë qytetit/shtetit. Kur flasim për çifte të reja shkak për jetesën veçmas mund të jenë edhe financat.

4. Çiftet e moshuara kanë nevojë për hapësirë të ndarë

Një përqindje e madhe e çifteve të moshuara vendosin të jetojnë veçmas pas shumë viteve të jetuara bashkë. Kjo sepse ata duan t’i japin vetes hapësirë. Ata duan një shoqëri intime, por në të njëjtën kohë, duan të mbajnë shtëpitë e tyre, qarqet e tyre shoqërore dhe aktivitetet e zakonshme, përveç financave të tyre.

5. Ata nuk dëshirojnë t’i komplikojnë shumë gjërat

Kjo mënyrë jetese shpesh preferohet nga njerëzit që kanë qenë martuar më parë, dhe kanë qenë të palumtur. Ata nuk duan të jetojnë bashkë dhe mendojnë se pak distanca është më e përshtatshme. Ata në të vërtetë mund të kalojnë më shumë kohë cilësore së bashku sesa nëse do të jetonin në të njëjtën shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat