Dashuria s’njeh rregulla! Madje zgjat më shumë kur i thyeni këto 5 tabu

Life style

Dashuria s’njeh rregulla! Madje zgjat më shumë kur i thyeni këto 5 tabu

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Kush e vendos se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe në një marrëdhënie? Veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj dhe ju me partnerin tuaj e dini mirë se çfarë po ndodh mes jush. Megjithaë, shoqëria mendon se di gjithçka dhe prandaj ekzistojnë kaq shumë rregulla që i tregojnë një çifti se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë jo.

E vërteta është në fakt që vetëm ju e dini se çfarë i bën dëm marrëdhënies suaj dhe çfarë e bën atë më të fortë. Thyerja e tabuve më poshtë jo vetëm që nuk e rrezikon marrëdhënien tuaj, por mund ta bëjë atë më të fortë…

Fjetja në shtrate të ndarë

Psikologët pranojnë se fjetja në shtrate të ndarë është një shenjë se marrëdhënia juaj po kalon një moment të vështirë. Por kur ky vendim është i përbashkët për arsye të ndryshme dhe të dy jeni të lumtur nëse flini në shtrate të ndara, atëherë pse jo? S’ka asgjë të gabuar dhe nuk duhet të jetë një tabu.

T’i shkruani njëri-tjetrit gjithë kohës

Mesazhet i ndihmojnë njerëzit të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, por ndonjëherë mund të teprohet. A nuk është më mirë që ndonjëherë të prisni për të kaluar një kohë më cilësore së bashku, për të diskutuar gjithçka që dëshironi në mënyrë private, ballë për ballë? Pa dyshim, bisedat në chat mund të jenë një pjesë e bukur dhe romantike e marrëdhënies suaj, por është ok edhe nëse ju dhe partneri nuk dëshironi të ndërprisni njëri-tjetrin në punë gjatë ditës.

Të kaloni pjesën më të madhe të kohës me partnerin

Të jesh në një marrëdhënie nuk do të thotë të jeni gjatë gjithë kohës bashkë. Në fakt, është ‘ok’ të dilni me miqtë dhe të kaloni bukur me njerëzit tuaj të afërt. Në fund të fundit, ju jeni dy inddividë dhe nuk ëshë nevoja të jeni të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit 24 orë në 24.

Të flisni për ish-at

Gjërat ndonjëherë mund të shkojnë drejt fundit kur filloni të flisni për ish-at tuaj ose të tij, por gjithashtu mund të jetë një proces i vërtetë zbulimi. Ata kanë qenë pjesë e jetës suaj dikur dhe ju kanë bërë ata që jeni sot në një farë forme, prandaj është gjë e mirë të flasësh për ta ndonjëherë.  Të flasësh për ish-at nuk duhet të jetë tabu, pasi tregon se marrëdhënie të tilla kanë marrë fund dhe ju mund të flisni me lehtësi për to.

Të flisni për paratë

Është e pamundur të jeni bashkë dhe të shmangni bisedat rreth financave, pasi, kur nisni të ndani jetën me një person tjetër, ju gjithashtu ndani dhe të ardhurat në një mënyrë ose në një tjetër. Në përgjithësi, bisedat për paratë kthehen në tabu dhe në një burim stresi për shumë çifte. Por si mund ta planifikoni jetën së bashku nëse nuk flisni për paratë? Duhet të flisni hapur për gjithçka që keni në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat