Nuk është miqësi, por as dashuri: Situationship, lloji më i ri i lidhjeve

Life style

Nuk është miqësi, por as dashuri: Situationship, lloji më i ri i lidhjeve

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Nuk është miqësi, por as lidhje dashurie. Atëherë çfarë është “situationship” fenomeni për të cilin nuk ka fjalë në asnjë gjuhë tjetër të botës.

“Situationship” është një zonë gri e krijuar nga çmenduria e botës moderne, nga aplikacionet e takimeve dhe seksi pa martesë.

“Situationship” është ajo marrëdhënie ku ka seks, por asgjë tjetër. As miqësi, as ndjenjë, asgjë veç seksit.

Kjo lloj marrëdhënie, me shumë mundësi nuk shkon deri në krijimin e një çifti. Ndaj është e nevojshme të mos planifikohet asgjë afatgjatë.

Dy partnerët seksualë nuk janë aty, në momentet më të vështira të njëri-tjetrit. Niveli i besimit tek njëri-tjetri është shumë i ulët.

Nuk është diçka e shëndetshme, pasi paqëndrueshmëria krijon ankth dhe stres.

Nëse zgjat në kohë ka shanse për më shumë. Po nëse ndodh që të krijojë afeksion vetëm njëri, atëherë rrezikon të zhgënjehet tjetri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat