Një maskë flokësh për çdo problem: Mund t’i bëni fare lehtë në shtëpi

Life style

Një maskë flokësh për çdo problem: Mund t’i bëni fare lehtë në shtëpi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Flokë të ndryshëm kanë probleme të ndryshme. Disa mund të vuajnë nga flokë shumë të thatë që duken si pa jetë, të tjera kanë problemi e kundërt, flokë shumë të yndyrshëm, probleme me rritjen e tyre etj. Fatmirësisht, ka disa maska me përbërës fare të thjeshtë që mund të përgatisni, për secilin prej problemeve tuaja.

– Për flokë të thatë

Ju duhen vetëm:

1 lugë çaji mjaltë, 1 vezë, 1 lugë uthull molle

Kombinojini të treja në një tas të vogël. Mund të dyfishoni ose përgjysmoni sasinë e përbërësve, në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj. Mbajeni maskën për 30-40 minuta.

– Për zbokth

Nëse vini re praninë e zbokthit në skalpin tuaj, provoni këtë kombinim në shtëpi.

Ju duhen:

2 lugë vaj kokosi, 4 lugë çaji sheqer, 5 pika vaj mente, 2 pika vaji “Tea Tree”.

Përzieni përbërësit bashkë dhe masën e krijuar aplikojeni me gishta, ose me një furçë që përdoret për të lyer flokët, në rrënjën e flokëve, në flokë të pastër dhe të lagur. Masazhojeni për 1-3 minuta.

– Për flokë pa shkëlqim

Ju nevojiten: majltë, uthull molle dhe vaj kokosi, në sasi të barabarta.

Vendoseni në flokë dhe mbajeni për të paktën 20 minuta, më pas shpëlajeni me shampo. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve.

– Për flokë që nuk rriten

Nëse flokët nuk ju rriten aq shpejt sa mikeshave tuaja, provoni këtë maskë dhe mbase do të shikoni ndryshime në vazhdim. Për më tepër, ka aromë fantastike!

Ju duhen sasi të barabarta të kanellës së grirë dhe vajit të kokosit.

Përziejini mirë bashkë dhe aplikoni maskën në rrënjë, duke masazhuar skalpin. Mbajeni për 30-45 minuta. Bëjeni këtë 1 herë në javë.

-Për skalp të irrituar

Mbase keni mbajtur gërsheta të lidhur shumë fortë, zgjatime flokësh a diçka tjetër dhe e ndjeni rrënjën dhe gjithë flokët, disi të dëmtuar.

Ju duhet 1 filxhan çaji jeshil, 2 pika vaj mente dhe 1 lugë çaji uthull molle.

Përzieni, masazhoni skalpin dhe mbajeni për 5 minuta.

– Për flokë të yndyrshëm

Një nga ndjesitë më bezdisëse mund të jetë yndyra në flokë. Mbase kjo maskë do t’jua lehtësojë disi problemin.

Nuk do të ndjeni aromën më të këndshme, por sakrifica ia vlen.

Ju duhet 1 vezë e bardhë dhe gjysma e lëngut të një limoni.

Aplikojeni nga rrënjët deri në fundet e flokëve dhe lërëni për 30 minuta deri në një orë. Sa më gjatë, aq më mirë. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë!

– Për flokë të dëmtuar

Kjo maskë është shumë e mirë për t’i rikthyer pak jetë flokëve, nëse e keni tepruar me dekolorues, bojëra apo tharëse.

Ju duhet gjysma e një avokadoje, 1 vezë, 1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë mjaltë.

Aplikojeni në flokë të lagur nga fundi drejt rrënjës. Më pas kapni flokët. Mbajeni për 10-20 minuta dhe shpëlajeni në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat