Rrudhat në konturet e syve, si të shpëtoni prej tyre në 3 ditë

Life style

Rrudhat në konturet e syve, si të shpëtoni prej tyre në 3 ditë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Askush nuk i pëlqen rrudhat, edhe nëse ato janë të shpeshta dhe pothuajse të pashmangshme. Në fakt, është e mundur të vonosh shfaqjen e rrudhave duke mbajtur një lëkurë të shëndetshme dhe duke adoptuar zakone të thjeshta dhe të shëndetshme.

Një metodë efikase për eliminimin e rrudhave rreth syve është maska natyrore me bazë frutin e avokados.

Përbërësit e kësaj maske për rrudhat janë plotësisht natyralë dhe kanë një veprim shumë efikas në lëkurë: ato hidratojnë, ushqejnë dhe largojnë rrudhat.

Siç e thamë edhe më sipër, përbërësi kryesor është avokado. Ky frut tropikal ka shumë veti të dobishme për shëndetin tonë, veçanërisht për lëkurën.

Ai e ushqen atë dhe eleminon rrudhat, duke qenë i pasur me vitaminë E. Avokado përdoret gjerësisht në trajtimet e fytyrës.

Përgatitja:

Shtypni gjysmë avokado të pjekur me disa pika lëng limoni dhe pak ujë, duke bërë masë të qëndrueshme kremi. Vendoseni direkt në zonën e rrudhave dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.

Kremin e përgatitur duhet ta vendosni në mbrëmje, para se të flini dhe asnjëherë gjatë ditës.

Faktorët që nxisin rrathët e syve

Qeskat ose rrathët e zinj poshtë syve nuk janë rezultat i pagjumësisë apo i stresit. Ato janë të shkaktuara nga kapilarë të dëmtuar, të cilët bëjnë që gjaku të jetë shumë afër sipërfaqes së jashtme të lëkurës. Me kalimin e moshës, lëkura juaj bëhet akoma edhe më e brishtë dhe një gjë e tillë i bën akoma edhe më të dukshme kapilarët e dëmtuar poshtë syve. Kjo ju bën juve të dukeni sikur keni kaluar një natë fare pa gjumë, apo edhe sikur dikush mund t’ju ketë goditur. Një tjetër faktor, që ndikon në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve, është edhe ekspozimi i tepërt në diell. Lëkura jonë është shumë e ndjeshme dhe pigmenti i lëkurës reagon, duke na dhënë si rezultat rrathët e zinj, apo edhe njolla të ndryshme në lëkurë. E konsideruar nga shumë estetistë si një prej zonave më delikate, ndaj duhet të tregohet shumë kujdes. Fatmirësisht, kirurgjia plastike nuk është e vetmja zgjidhje.

Pse krijohen rrathët poshtë syve

Lëkurë e hollë: Lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe e brishtë, ndaj ajo i tregon të gjitha problemet që mund të ketë, si pasojë e së cilës krijohen edhe rrathët e zinj.

Me kalimin e moshës ajo bëhet akoma edhe më e dobët ndaj duhet të tregoni shumë kujdes, sidomos edhe ndaj ekspozimit të tepërt në Diell.

Alergjitë

Rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë edhe si rezultat ndaj alergjive të ndryshme si p,sh: pluhurit, kafshëve shtëpiake etj. Fërkimi i shpeshtë i syve nga alergji të tilla ju çon në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve. Edhe alergjitë ndaj ushqimit mund t’ju çojnë në të njëjtin rezultat.

Gjenetike

Mund të bëhet fjalë edhe thjesht për çështje gjenetike dhe gjejnë shprehje tek ata pjesëtarë, të cilët kanë lëkurë më të hollë.

Mungesa e gjumit

Pak më sipër u tha, që kjo nuk është një prej arsyeve më të rëndësishme, por jo që nuk ndikon plotësisht. Pa ngopja me gjumë i bën sytë që të duken më të zbehtë dhe si pasojë i bën më të dukshme kapilarët e gjakut, që të japin impresionin e rrathëve të zinj.

Anemia

Pothuajse të gjithë personat anemikë vuajnë nga një gjë e tillë. Mungesa e hekurit krijon një nxirje të zonës poshtë syve.

Dehidratimi

Dehidratimi mund të jetë një prej shkaqeve kryesore që mund të çojë në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat