Për t'u nxitur që të merreni rregullisht me sport, nuk ka më mirë sesa ta ushtroni atë në shoqëri.
Sipas një studimi të Departamentit të mjekësisë parandaluese të Kalifornisë së Jugut, mjafton që të merreni me sport në cift apo me miqtë tuaj, që t'ju pëlqejë e të ndjeheni të motivuar.
Nga studimi rezulton gjithashtu se personat që merren me sport janë më të lumtur dhe sidomos kur e ushtrojnë aktivitetin fizik në natyrë.
Por, ata e vlerësojnë më shumë këtë aktivitet kur e ushtrojnë me bashkëshortin (bashkëshorten), miqtë apo kolegët e punës sesa kur janë vetëm.