Shmangni plakjen duke ndjekur disa hapa të thjeshtë

Life style

Shmangni plakjen duke ndjekur disa hapa të thjeshtë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një studimi i ri i ndërmarrë në katër shtete nga Këshilli Evropian i Informacionit rreth ushqimit, ka zbuluar se dieta mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes.

Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se ‘ajo çfarë hani dhe në ç’sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet në palestër’.

Ushtrimi i vazhdueshëm ka një ndikim të madh dhe pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, por shmangia e një petulle nga dieta ushqimore mund të jetë më efikase në humbjen e peshës se sa koha e kaluar në palestër.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund ta ndihmoni metabolizmin tuaj të “plaket” më vonë:

Konsumoni fruta

100 gramë është sasia e frutave të freskëta që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të reduktuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemër, sipas një studimi 7-vjeçar të universitetit të Oksfordit, i realizuar tek 500 mijë të rritur në Kinë.

Provo pak çokollatë

Një studim nga Universiteti Kinsgston, në Britaninë e madhe ka konkluduar se konsumimi i çokollatës së zezë (jo të bardhë) për 14 ditë do t’ju japë një performancë të vërtetë atletike. Fruti i kakaos përmbajnë epicatechin, një flavonol që rrit oksid nitrik në trup, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe duke lejuar një sasi më të madhe gjaku të arrijë tek muskujt, shkruan KP.

Konsumoni verë dhe kafe

Një studimi i publikuar në revistën ‘Sciente’ pohon se mikrobet në kos nuk janë aq të rëndësishme sa t’i japin trupin tonë larminë e baktereve të shëndetshme nga burime të ndryshme ushqimore. Çuditërisht rol pozitiv në këtë drejtim luan edhe vera apo kafeja, të cilat kanë aciditetin e duhur për të ndihmuar bakteret e shëndetshme së bashku me frutat, perimet, çajin apo kosin. Nga ana tjetër, në listën e ushqimeve që ‘nuk duhen konsumuar’ janë pijet e gazuara, pijet energjike, sheqeri apo ëmbëlsirat artificiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat