3 mënyra për të shprehur mirënjohjen grave që janë pjesë e jetës tuaj!

Life style

3 mënyra për të shprehur mirënjohjen grave që janë pjesë e jetës tuaj!

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:21
Ilustrim

Në jetë vijmë nga një grua  dhe rritemi nga ajo. Ato vërtetë kanë një vend tepër të rëndësishëm  në jetën e sëcilit. Nëna, gruaja, motra, gjyshja, tezja, halla…e shumë të tjera.

Pa marrë parasysh se si e tregoni respektin tuaj dhe dashurinë për këto gra të rëndësishme,gjithmonë ndaluni  dhe mendoni mbi atë se sa shumë këto gra e pasurojnë jetën tuaj.

Unik ua jep disa këshilla të vlefshme që do t’ju mundësojnë ta shprehni në mënyrën më të mirë mirënjohjen për gratë që janë pjesë e jetës tuaj.

Dëgjoni ato kur kanë nevojë të rrëfehen!

Një gjë që vërtetë i ndihmon ato është ti dëgjoni kur kanë për të thënë diçka. Ato kanë bërë aq shumë për ju gjatë gjithë jetës dhe e meritojë që herë pas herë ti ftoni për kafe ose qaj dhe t’ju jepni hapësirën që të shprehën lirshëm. Ndoshta është pikërisht kjo çfarë ju duhet në momente të caktuara.

Befasoni për ditëlindje!

Ato kanë nevojë të ndihen të veçanta, në ditë të veçanta. Prandaj, organizoni diçka të lezetshme për to kur shënojnë ditëlindjen e tyre. Nëse mundeni, dekoroni tavolinën e tyre të punës, lini një lule në kuzhinë dhe një kartolinë urimi, ftoni për një darkë të përbashkët ose blini bileta për të shkuar se bashku në kinema.

Shkoni bashkë në fitnes ose seancë të Yoga-s

Për të pasur kontakt të rregullt me to, më së miri është të organizoni ndonjë aktivitet të përbashkët në baza javore. Ju mund të shkoni bashkë në  shëtitje vikendeve, fitnes, yoga, ose për të ngrënë të shtunave mëngjesin së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat