Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për t’i dhënë formë vetullës dhe gjithë fytyrës suaj!

Life style

Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për t’i dhënë formë vetullës dhe gjithë fytyrës suaj!

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Ndërsa pastrimi dhe heqja e rregullt e vetullave është mënyra e parë që na vjen ndërmend për rregullimin dhe formësimin e vetullës, ekziston dhe një mënyrë e thjeshtë për ta theksuar atë më shumë

“Nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për të ngritur strukturën e kockës së vetullave dhe për të theksuar harkun e saj sesa duke përdorur një shkëlqyes pak kremoz, mat. Ai i jep zonës së vetullës një shkëlqim natyral dhe e ngre më shumë harkun e vetullës, pa hequr asnjë qime.”

Ekspertët sugjerojnë të zgjidhni diçka mat dhe jo me shumë shkëlqim, pasi përndryshe tërhiqni vëmendjen jo në mënyrën e duhur, shkruan Well & Good.

Pas aplikimit, përdorni një laps ose pluhur vetullash për të plotësuar hapësirat boshe në vetull. Përfundimi: Një vetullë e mprehtë!

Sigurohuni që rezultati pas shkëlqyesit të mos jetë diçka kaq e shndritshme sa ky në foto:

Image

Por diçka më natyrale dhe e pastër si ky grim:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat