Më në fund erdhi sezoni i fundeve ‘tulipan’

Life style

Më në fund erdhi sezoni i fundeve ‘tulipan’

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Elegante, të pajisura me hijeshi dhe bukuri: fundet e tulipanit janë gati të vishen me ardhjen e sezonit të ngrohtë. Modeli i bën ato unike, sepse na kujton formen e lules së njohur: është e përbërë nga dy fletë që mbivendosen, por, ndryshe nga modeli i “portofolit”, ky fund ka një prerje të rrumbullakosur. Në çdo hap, fundi hapet si një lule, duke treguar edhe pëlhurën e poshtme dhe pjesën e këmbës: është romantike, femërore, dhe jo aq e djallëzuar.

Nga Christian Dior te moda e stilit të rrugës

Fundi i parë ‘tulipan’ u krijua nga Christian Dior për koleksionin e vitit 1953: këtu mungon motivi i “portofolit”, por palosjet me hijeshi shtrëngojnë pëlhurën për të krijuar formen e petaleve që të kujtojnë lulen Hollandeze.

Image
Ilustrim

Kthyer në modë në vitet ’80 me krijimtarinë e Jean Paul Gaultier dhe parë në disa ‘look’ në pasarelë në 2006, fundi ‘tulipan’ tani është veshur nga disa fashionista: një evolucion i fundit, një trend që ka shënuar tre vitet e fundit, simbol i pranverës së një gruaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat