Balsam për flokët në kushte shtëpie, ju duhen vetëm këto përbërës!

Life style

Balsam për flokët në kushte shtëpie, ju duhen vetëm këto përbërës!

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është një nga balsamët më efikasë që mund të përdoret për flokët, pa kosto dhe antialergjik. Dhe para së gjithash jo i ndërlikuar. Mjaftojnë dy përbërës të vetëm për të përgatitur një balsam me fuqi të madhe vepruese: ujë dhe një grusht farash lini.

Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta: flokë të bukur në pak kohë, jo para të shpenzuara, asnjë humbje në ambient dhe asnjë kimikat.

Ju duhen:

-1 litër ujë

-30 gram farash lini

-Një sitë

-Një tenxhere me presion

-Një shishe bosh

Përgatitja:

1. Vendosni farat e linit dhe ujin në tenxheren me presion.

2. Ziejeni për 10 minuta.

3. Kulloni përbërjen e përftuar. Kur përbërja të jetë e ngrohtë është ende e lëngshme, por kur ftohet, trashet. Mos e zieni shumë, pasi balsami do të dalë shumë solid.

4. Përdoreni duke masazhuar flokët e lagur si balsam normal.

5. Shpëlani flokët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat