Sa kohë ju duhet për të rimarrë veten pas një ndarjeje?

Life style

Sa kohë ju duhet për të rimarrë veten pas një ndarjeje?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Ndarja është vërtetë lënduese. Pavarësisht sesa kohë keni qëndruar me partnerin tuaj, disa muaj apo vite, ndarja është një eksperiencë e vështirë për zemrën, e cila s’mund ta pranojë dot lehtë atë që po ndodh.

Mos mendoni se jeni të vetmit që vuani ndarjen nga partneri duke qarë në divan dhe duke kujtuar momentet e lumtura me ish-in? Teksa vuani mendoni me vete: Sa do të zgjasë kjo dhimbje? Epo, e ka një përgjigje për dilemën tuaj!

Sipas një studimi të ri, njerëzve ju duhen 18 muaj për ta marrë veten nga një ndarje. Në po këtë studim tregohet se ne kalojmë 1 vit e gjysmë të jetës duke qarë për dashuritë e humbura dhe duke menduar skenare hakmarrjeje për ata që na kanë lënduar. E tmerrshme, apo jo?

Mirëpo, cilat janë fazat që kalon një person që sapo është ndarë nga partneri/partnerja?

– Ju duhen 5 javë për të hequr atë person nga rrjetet sociale

– Gjashtë javë e gjysmë për t’ia fshirë numrin

– Shtatë javë për t’i treguar familjes që ka marrë fund (nëse ata e dinin)

– 13 javë për të dalë në një takim të ri

Mos na thoni që s’e gjetët veten tuaj këtu? Të vërtetën, sa kohë ju desh të harronit ish-in?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat