Marrëdhëniet intime mund të shërojnë disa sëmundje!

Lifestyle

Marrëdhëniet intime mund të shërojnë disa sëmundje!

Më: 29 mars 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Dhimbjet e periodave

Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohjet

Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar ë shërimin e gripit dhe të ftohtët, shkruan Anabel. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

Dhimbja e kokës

Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

Depresioni

“Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina”, thotë James Coan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Virginia-s. Është e qartë se seksi i rregullt baraspeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve.

Pagjumësia

Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat