Shenjat që tregojnë se jeni duke shpërdoruar jetën tuaj

Life style

Shenjat që tregojnë se jeni duke shpërdoruar jetën tuaj

Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Çdo njeri ka mijëra ide se çfarë dëshiron nga jeta. Gjëra që duhet të bëjë, objektiva që do të arrijë, njerëz me të cilët duan të kalojnë kohën. Por ndonjëherë ndodh që nuk keni kohë të bëni çdo gjë apo e bindni veten se nuk keni kohë. A e keni pyetur ndonjëherë veten, nëse jeni duke e shpërdoruar jetën tuaj?

Mund të ndodhë që disa nga gjërat që ju marrin kohën, nuk janë me të vërtetë të rëndësishme ose që jeni duke shpenzuar orë e orë pa e kuptuar fare. Me të vërtetë nuk keni kohë, apo e kaloni atë me gjëra që nuk ju çojnë asgjëkundi? Po cilat janë shenjat që tregojnë se nuk e vlerësoni sa duhet kohën tuaj?

BËNI GJËRA TË PADOBISHME

Keni nevojë për momente që të hiqni spinën nga detyrimet e punës dhe të shpërqendroheni. Por nëse ia kushtoni pjesën më të madhe të kohës këtyre aktiviteteve që ju shpërqendrojnë, në fund do të ndjeni se nuk keni bërë asgjë produktive. Natyrisht, nuk duhet të eliminoni të gjitha argëtimet nga jeta juaj, por të mbani ato që ju sjellin përfitime dhe minimizoni të panevojshmet.

Ndër aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni se e keni shpërdoruar jetën tuaj është: të pirit alkool jashtë normave, të qëndroni orë të tëra para televizorit apo të humbisni në rrjete sociale. Nëse doni të kaloni kohë me miqtë, gjeni alternativa, si të shkoni për kamping apo të organizoni një mbrëmje ku të kaloni orë të tëra duke biseduar. Zgjidhni aktivitete që shërbejnë për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja dhe bëni jetën që dëshironi.

NUK MËSONI GJËRA TË REJA

Qeniet njerëzore janë programuar për të mësuar gjëra të reja. Një mënyrë për ta shpërdoruar jetën tuaj është t’i mohoni vetes mundësinë për t’u rritur dhe për të mësuar sa herë keni mundësi. Mos harroni se duhet të evitoni aktivitetet që nuk ju shërbejnë për gjë. Një mundësi e shkëlqyer për të përdorur kohën “e vdekur” është të ushtroheni në aktivitete që përmirësojnë aftësitë tuaja mendore. Vëreni mendjen në punë dhe caktojini vetes sfida sa herë që të mundeni. Aktivitete si: fjalëkryqet apo sudoku do t’ju ndihmojnë dhe në pak kohë do t’ju bëjnë të varur ndaj sfidave. Një tjetër mundësi e shkëlqyer për të vënë trurin në punë është të mësoni apo të bëni gjëra të reja si: mësimi i një vegle muzikore apo mësimi i një gjuhe të re. Nëse preferoni diçka që kërkon më pak mund, lexoni një libër të mirë.

FLISNI DHE KENI NDJENJA NEGATIVE

Bashkëbisedimi negativ është një nga mënyrat më të këqija për të shpërdoruar jetën tuaj. Dhe nëse ai bashkëbisedim i brendshëm është i drejtuar nga vetja, atëherë akoma më keq. Kini parasysh që ajo që mendoni do të bëhet realitet. Jeni të vetëdijshëm për ato gjëra që i keni thënë vetes? Jeni të sjellshëm me veten? Kur vjen momenti për t’u përballur me një sfidë dhe bëni veten fitimtar në mendjen tuaj, dështimi është i garantuar.

Pa dyshim që nuk është e lehtë të ndryshoni këtë bashkëbisedim të brendshëm, pasi nuk e bëni në mënyrë të ndërgjegjshme. Ajo që duhet të bëni është t’i kushtoni vëmendjen asaj që po thoni dhe të ndryshoni hap pas hapi atë mesazh. Mund edhe të kërkoni ta mbani mendjen në punë për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur këto mesazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat