Këto 4 rregulla nuk duhet t’i thyeni kurrë në një marrëdhënie

Life style

Këto 4 rregulla nuk duhet t’i thyeni kurrë në një marrëdhënie

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Nuk mund t’i detyroni të tjerët t’ju duan

Njerëzit nuk janë të detyruar t’i përgjigjen dashurisë suaj. Duhet t’i respektojmë ndjenjat e të tjerëve. Në një rast të tillë, ju duhet të hidhni sytë nga vetja se çfarë mund të përmirësoni, pastaj personi, dashurinë e të cilit ju po përpiqeni të fitoni, do të vendosë nëse ka mjaftueshëm ndjenja sa të krijojë një marrëdhënie me ju.

Duhet ta kuptoni kur të tjerë ju duan

Ndoshta është dikush përreth jush që ju do edhe pse nuk e ka shprehur. Ju duhet ta vini re nëpërmjet gjesteve, nëse ju veçon nga të tjerët, do të kalojë më shumë kohë me ju, ju respekton shumë.Nëse është kështu, përpiquni që të mos ushqeni më tej ndjenja, por bëjani të qartë gjërat.

Duajeni veten tuaj, dhe më pas dikë tjetër

Të duash veten nuk është egoizëm: është respektimi i dëshirave dhe ndjenjave tuaja. Do të thotë që kurrë nuk do të tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferentë ndaj jush. Të duash vetë ju lejon të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë. Nëse e dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tuaj.

Mos mbani me vete historinë e vjetër

Ky është një gabim shumë i madh. Lerë pas të shkuarën dhe përqëndrohu tek e tashmja. Edhe sikur ai të ketë ndërtuar një pallat me flori, asnjëherë mos u kthe pas, po mbaji sytë nga e tashmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat